Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105

Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë na drejton kur lexojmë Biblën.

Jezusi tha se Fjala e Perëndisë – ungjilli dhe implikimet e tij – janë si fara e shpërndarë në lloje të ndryshme toke. Tokat përfaqësojnë njerëz të ndryshëm dhe aftësinë ose gatishmërinë e tyre për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur Frymës së Shenjtë. Kur jemi të gatshëm të dëgjojmë, pasazhet e shkrimit na ndikojnë në një mënyrë ndryshe, në bazë të situatës në të cilën mund të ndodhemi. Në këtë mënyrë, ndërveprimi me shkrimin e shenjtë nuk është thjesht për qëllimin e rritjeve të njohurive tona, por është një mundësi për të përjetuar Frymën e Shenjtë ,të fokusojmë sytë e veshët tanë tek Ai dhe t’a lejojmë të prekë zemrat tona. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës. (Hebrenjve 4:12)

Shkrimi mund të mos ndryshojë rrethanat e jetës suaj, por do të ndryshojë ty. Fryma e Shenjtë mund të na depërtojë si një teh thike, kur jemi të gatshëm t’a dëgjojmë atë. Mateu 13 thotë se është e vështirë të dëgjosh kur nuk jemi të rrënjosur në të vërtetën, kur lëkundemi lehtësisht nga vështirësitë ose kur mashtrohemi nga të mirat e kësaj bote. Le të lutemi për gatishmëri për të dëgjuar dhe kuptuar Fjalën e Gjallë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 71
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në
  • 63
    Çdo ditë nis me sfidat dhe shqetësimet e saj. Në Radio 7, në një minutë sjellim inkurajimin dhe fokusin e duhur për ta jetuar të sotmen ashtu si vjen.
    Tags: dhe, në, të
  • 62
    Meditimet e përditshme “Fjalët e shpresës” synojnë të inkurajojnë lexuesit në rritjen e tyre shpirtërore përmes lutjes dhe leximit të përditshëm të Biblës, si dhe t’i inkurajojë ata të bëhen ndjekës besnikë të Jezus Krishtit.
    Tags: të, dhe, në
  • 60
    KrashÇdo ditë nga e hëna në të premte transmetojmë këngët më të reja në muzikën e krishterë bashkëkohore. Në këtë program do të përjetoni energjinë e këngëve të krishtera dhe intervista e mesazhe inkurajimi me artistë të ndryshëm. Mos e humbisni drejtpërdrejt ora 10:00 – 12:00 dhe i ritransmetuar në…
    Tags: të, në, dhe
  • 59
    "Thesaret e çmuara", emisioni më i ri në Radio 7 Kosova, na ndiqni çdo të shtunë, ora 16:00 dhe ritransmetimi çdo të mërkurë ora 15:30. Emision dedikuar fëmijëve, kuize, poezi, këngë dhe shumë argëtim derisa do të mësojmë gjëra të reja sëbashku.
    Tags: të, dhe, në