Banka Botërore zotohet ta ndihmojë Kosovën në luftën ndaj pandemisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën dje në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, znj. Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, z. Massimiliano Paolucci.
U bisedua për prioritetet e Qeverisë, me theks te situata aktuale me pandeminë Covid-19.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti me projektin që financon luftën ndaj pandemisë Covid-19.
Në anën tjetër, znj. Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë.
Related Posts
- 96
Duke filluar nga sot ndryshon orari i ndalim qarkullimit nga ora 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Krahas saj është vendosur për rihapjen e lokaleve, hoteleve, qendrave tregtare dhe restoranteve. Qeveria e Kosovës vendosi në 7 prill masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve iu ndalua hapja, por…
- 92
- 92
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me…
- 92
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Biografia e drejtorit të ri…
- 91
Si e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur…