LAJMET E FUNDIT

BE dhe UNDP ndihmojnë Kosovën në përballjen me Covid-19, ofrohet mbështetje për 7 mijë e 500 familje të varfra

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me fillim në ora 14:00.

Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat e Punës Sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.

Në ngjarje do të marrin pjesë Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

“Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim”, thuhet për media nga UNDP.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Qeveria e Kosovës lehtëson masat anticovidDuke filluar nga sot ndryshon orari i ndalim qarkullimit nga ora 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Krahas saj është vendosur për rihapjen e lokaleve, hoteleve, qendrave tregtare dhe restoranteve. Qeveria e Kosovës vendosi në 7 prill masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve iu ndalua hapja, por…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 96
    Kush është Petrit Ajeti, shefi i ri i AKI-së?Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Biografia e drejtorit të ri…
    Tags: në, të, dhe, për, lajmet, fundit
  • 96
    Ministria e Jashtme e Izraelit falënderon KosovënDrejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas. Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare…
    Tags: të, në, për, dhe, lajmet, fundit
  • 93
    Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëmSi e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
  • 93
    Kosova, mbështetje nga Merkel për liberalizim të vizaveKosova mori konfirmimin e kancelares, Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti përmes rrjetit social Facebok bëri me dije se gjatë një takimi virtual me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel diskutuan për disa tema si: dialogu me Serbinë për të cilen…
    Tags: për, të, dhe, lajmet, fundit
Comments