Inkurajime

Bekimet e durimit!

Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi.

Galatasve 6:9

Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave. Ludëig van Beethoven priti edhe më gjatë për të sjellë në skenë kompozimin e tij më të mirë – Simfoninë nr. 9. U deshën tre dekada për të.

Po sikur këta njerëz thjesht të kishin hequr dorë? Po sikur të mos i kishin kaluar të gjitha zhgënjimet dhe pengesat? Po sikur të kishin dëgjuar të gjithë njerëzit që u thoshin se nuk do ja dilnin mbanë? Ata do të ishin më të  mjerët – po ashtu edhe ne.

Ndonjëherë premtimet e Perëndisë mund të duken të largëta dhe shumë të vështira për t’u arritur. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kërkojnë rrugë të shkurtra. Në fund të fundit, ata arsyetojnë, nëse Perëndia bën një premtim, a nuk do Ai  që ta arrijmë dhe ta shijojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur? Jo domosdoshmërisht. Kur përpiqemi të manipulojmë rrethanat dhe ta “ndihmojmë” Zotin të përmbushë premtimin e Tij, ka shumë mundësi që të pengojmë gjërat e mira që Ai ka në mendje për ne. Për këtë arsye, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujtojmë se pjesë e bekimit është besimi dhe urtësia e fituar gjatë pritjes.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 98
    Një jetë pa frikëPavarësisht nga betejat tona, mund të kemi shpresë dhe të përballemi me frikën, sepse Jezusi na ka premtuar se do të jetë me ne – gjithmonë. Mateu 17:5-7 Ndërsa Jezusi përgatitej të hynte në Jeruzalem, Ai e dinte se ditët në vazhdim do të ishin sfiduese për dishepujt. Ai tashmë…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 97
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Shpresa nxit këmbënguljen!Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments