Bekimi i Mirënjohjes
Të mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë.
Kolosianëve 2:6-7
Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6).
Ati dëshiron që jeta e fëmijëve të Tij të karakterizohet nga mirënjohja. Fjala e Tij na thotë se një qëndrim mirënjohës duhet të jetë i dukshëm në adhurim (Psalmi 95:2-7; Kolosianëve 3:16), dhënien (2 Korintasve 9:12), marrëdhëniet (Filipianëve 1:1-3) dhe mënyrën se si i qasemi betejave shpirtërore (1 Korintasve 15:55-57). Me fjalë të tjera, mirënjohja duhet të karakterizojë gjithçka që bëjmë (Romakëve 14:6).
Në Shkrimet e Shenjta, Zoti në fakt na urdhëron që të jemi mirënjohës, sepse Ai e di se të qenit mirënjohës ndikon qëndrimin e zemrës sonë. Shprehja e mirënjohjes ndaj Zotit na ndihmon të. . .
Jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.
Përqendrohemi tek Jezus Krishti dhe ul krenarinë tonë.
Kërkojmë qëllimin e Tij në situata sfiduese.
Kujtojmë mirësinë e Tij.
Kemi varësi ndaj Tij vazhdimisht.
Zëvendësojmë ankthin me paqe dhe gëzim.
Kur mbajmë një qëndrim falënderimi si në stinët e lumtura ashtu dhe në ato të vështira, jeta jonë do të ketë një qëllim dhe do të jetë e përmbushur. Por më e rëndësishmja, Perëndia do të përlëvdohet. Kërkojini Atij të sjellë bekime në mendje që të mund të thoni “Faleminderit”.
Related Posts
98
Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…Tags: të, në, një, dhe, që, inkurajime
98
Helen, mësuesja e matematikës së shkollës së mesme, vuri re një të premte se mësimi që po përpiqej të jepte nuk po i ecte mirë. Kështu që, ndaloi dhe u kërkoi nxënësve të bënin një listë të të gjithë fëmijëve të klasës dhe përkrah emrit të shkruanin gjënë më të…Tags: të, dhe, në, që, tij, inkurajime
97
Në jetë kalojmë përmes shumë sezonesh – disa janë të gëzueshme, të mbushura me mundësi dhe bekime, ndërsa të tjera janë të vështira, të pasigurta, apo të dhimbshme. Por çdo sezon ka qëllimin e tij, dhe asnjë nuk është i rastësishëm në sytë e Perëndisë. Ai është Sovrani mbi kohën…Tags: të, një, në, dhe, inkurajime
97
Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata po dëgjonin kërcitjet dhe zhurmat që vinin nga…Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
97
Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…Tags: të, dhe, në, që, inkurajime