Mesazh

BESIM I SPROVUAR

Në Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një udhëtimi kaq të gjatë e të lodhshëm,  besimi i Abrahamit ishte gati të sprovohej.

Ne mund të shkurajohemi lehtësisht kur zgjedhjet tona të marra në bindje çojnë në vështirësi dhe fatkeqësi. Zoti nuk premtoi kurrë një jetë të lehtë. Kur i bindemi Atij, do të përjetojmë bekimet dhe paqen e Tij, por kjo nuk do të thotë se na pret  një rrugë më e  lehtë. Abrahami mund të mos e ketë kuptuar plotësinë e planit të Perëndisë; megjithatë, ai adhuroi Perëndinë duke ndërtuar një altar. Në ecjen tonë të besimit, mund të përballemi me sprova që na hutojnë. Mund të vëmë në dyshim ngjarjet e  papritura. Por në mes të gjithë kësaj, Zoti dëshiron bindjen dhe adhurimin tonë. Gjëja e fundit që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë është të heqim dorë kur gjërat nuk kanë kuptim për ne si qënie njerëzore.

A keni hequr dorë nga plani i Zotit sepse po përballeni me vështirësi në mes të tij? Kujtoni besnikërinë dhe dashurinë e Tij dhe besojini Atij përsëri sot.

Lutje: Zot, ndonjëherë shkurajohem kur besimi im vihet në provë dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç i prisja. Faleminderit për shembullin e Abrahamit, i cili të adhuroi në mes të vështirësive. Më ndihmo të ngulmoj nëpër sprova. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.( Galatasve 6:9 )

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Krenaria para rëniesMohimi i Krishtit nga Pjetri ishte një dështim shumë I madh. Vetëm disa orë më parë, ai kishte rrëfyer se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Dhe më pas pretendoi se nuk e njihte Zotin. Në një moment apo në një tjetër, secili prej nesh ka rënë në tundim. Kjo është…
    Tags: të, në, mesazh
  • 100
    Lutu për vullnetin e Zotit!Jozefi kaloi vite i mbyllur në një birucë egjiptiane. Ndërsa ai nuk kishte bërë asgjë për të merituar burgimin, Perëndia e dinte se besimi i Jozefit duhej të vihej në provë. Perëndia do t’i përmbushte premtimet e Tij, por së pari Ai donte të rriste besimin e Jozefit—duke e forcuar…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Fokusi në jetëKur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë. Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Ndalu së shpëtuari veten!Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.- Nahumi 1:7 Kur jeni në ankth të thellë, pjesa më e keqe është kur nuk jeni të sigurt se si të dilni prej asaj situate. Në këtë pikë shumë njerëz i…
    Tags: të, në, mesazh
Comments