Inkurajime

Besimi në botën e vërtetë!

Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: «Zot, duam të shohim Jezusin». (Gjoni 12:21)

Ata i referohen atyre si “imitime”, individë të cilët përpiqen të duken si dikush tjetër, zakonisht si një i famshëm, si një yll kinemaje ose një këngëtar rroku. Ata mund të duken njësoj, ose edhe të kenë të njëjtin zë. Ata mund të vishen njësoj, por ata nuk janë të vërtetë, ata janë imitime, disa prej të cilëve janë shumë të mirë. Ata mund të jenë të mendjemprehtë dhe zëvendësues shumë të mirë, por nuk janë të vërtetë.

Kohët e fundit kam pyetur veten nëse edhe besimi ynë duket si një imitim, jo një besim i vërtetë por si një imitim i mirë. Si një lule artificiale që i ngjan një të vërtete, ajo duket njësoj madje edhe të jep të njëjtën ndjesi, por një besim i rreme nuk mund t’i rezistojë presionit.

Jezusi tha një shëmbëlltyrë për të ilustruar faktin se duhet shumë më tepër se disa lëvizje për të prodhuar diçka të vërtetë. Ishte një histori me një mbjellës i cili mori disa fara dhe i mbolli. Disa prej tyre ranë gjatë rrugës dhe erdhën zogjtë dhe i hëngrën farat. Këta janë ata që shkojnë në kishë sepse prindërit e tyre kanë shkuar para tyre. Besimi i tyre është si një veshje e dorës së dytë e cila nuk rri mirë, diçka e lënë nga dikush tjetër i cili dukej mirë me të. Por modeli i imituar nuk ka themel.

Në historinë që Jezusi tregoi, disa fara ranë në gurishte dhe sapo lulëzuan u thanë sepse nuk kishte dhe të thellë, si ata persona që dekurajohen duke mos qenë të aftë t’i bëjnë ballë akuzave të shokëve dhe kolegëve të cilët i akuzojnë se janë shumë “fetarë”.

Një pjesë e farave ra midis ferrave të cilat u rritën dhe i mbytën farat, një panoramë e besimit të paplotë, si kalliri i misrit që është mbledhur para se të piqej dhe formohej. Presioni i botës së vërtetë është shumë kërkues, kostoja është shumë e lartë dhe personat në këtë kategori braktisin dëshirën e tyre për të njohur Zotin.

Por disa fara ranë në tokë të mirë, dhe dha fryt që rritej e shtohej dhe mbante njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind. A e keni ju këtë lloj besimi?

Këtë lloj, besimi që mbijeton në botën e vërtetë, që bazohet në Fjalën e sigurt të Perëndisë, e cila është e pandryshueshme. Është një shkëmb ku ju mund të qëndroni në kohë fatkeqësish, dhe sa më shumë të dini rreth Perëndisë, aq më i fortë do të jetë besimi juaj, dhe sa më shumë të dini rreth Fjalës së Perëndisë, aq më e lehtë do të jetë t’i besoni Atij për nevojat e jetës tuaj personale dhe botës tuaj.

Ku e gjejmë këtë besim në botën e vërtetë? Sigurisht jo duke shkuar pas rutinës fetare, përndryshe feja do të pushtonte botën tonë, sepse në ditët e sotme ajo po zhvillohet ngado të hedhësh sytë. Ky besim vjen kur kuptojmë natyrën dhe karakterin e Perëndisë. Pali i adresohet kësaj çështjeje duke thënë: “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” (Romakëve 10:17) Sa më shumë të dini rreth Fjalës, aq më i madh do të jetë besimi juaj në Perëndinë.

Dwight L. Moody, një burrë i cili e dinte se çfarë ishte besimi në botën e vërtetë, dikur tha: “U luta për besim dhe mendova se një ditë besimi do të më godiste si rrufe. Por dukej se besimi nuk po vinte. Një ditë lexova në kapitullin 10 të Romakëve: “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” E mbylla Biblën dhe u luta për besim. Pastaj e hapa Biblën dhe fillova ta studioja, që atëherë besimi im vetëm është rritur.”

Për Moody-n funksionoi, dhe do të funksionojë edhe për ju. Besimi në botën e vërtetë është lloji i vetëm i besimit. Besimi i imituar nuk do t’i rezistojë kurrë provave.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, inkurajime
  • 94
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, në, inkurajime
  • 93
    Pse duhet të shkojmë në kishë?Unë i njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë. (Zbulesa 3:15) Nëse nuk jeni ndjerë kurrë sikur donit të hiqnit dorë nga kisha, mundësitë janë që a) nuk shkoni në kishë, nuk keni…
    Tags: të, në, një, dhe, inkurajime
  • 93
    Bekimi i MirënjohjesTë mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë. Kolosianëve 2:6-7 Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6). Ati dëshiron që…
    Tags: të, në, dhe, një, inkurajime
  • 93
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, në, një, inkurajime
Comments