Besimi
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. ( Fjalët e Urta3:5-6.)
Allister Begg tregon se një ditë, ai bashkë me gruan e tij panë një çiklist, i cili kishte me vete një qen të madh në biçikletë pas shpinës së tij- ata nuk po u besonin syve. Ata vunë re se qeni kishte kryqëzuar putrat e tij të para, në pjesën e përparme të trupit të çiklistit dhe koka e tij mbështetej tek shpatulla e çiklistit, i cili ishte përkulur për të pedaluar biçikletën. Edhe pse qentë mund të jenë miqtë më të mirë të njeriut, ata që unë kam pasur, nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me mua në këtë mënyrë.
Çifti pas asaj që pa, nisi të komentojë mbi trajnimin që duhet të ketë marrë ky qen që vepron në mënyrë të tillë. Pak më vonë, po atë mëngjes, ata takuan të njëjtin çiklist që kishte ndaluar për të folur me një shok. Gruaja e Allister nisi që të bisedonte me të dhe po i thoshte se ishte shumë e impresionuar prej qenit duke komentuar, “ Duhet ta kesh trajnuar që prej kohës që ai ka qenë një këlysh.” “Jo,” u përgjigj çiklisti, duke shpjeguar se ai e kishte gjetur qenin kur ishte në pikën e fundit, gati duke ngordhur. Ai shtoi, “ Ai më beson mua që prej momentit kur e shpëtova.”
Ajo e pyeti, “ Çfarë lloj qeni është?” Dhe i riu u përgjigj, “ Është një pitbull!” Uau! Ky lloj qeni nuk është i njohur për afërsi me të panjohurit. Pit bullët duken më tepër si qen që mezi presin për të rrëmbyer një copë mish njeriu. Ata kanë karakter shumë të vështirë, e megjithatë ky qen i besonte plotësisht zotërisë së tij.
“Që prej kohës që unë e kam shpëtuar” u përgjigj ai.
Nuk kemi nevojë për të parë një shpjegim në fjalor të fjalës besim, mjafton të imagjinosh një pit bull që i beson aq shumë të zotit, sa që i ngjitet pas shpine, e vendos kokën e tij në shpatullën e çiklistit, ndërkohë që ky i fundit ecën përmes gjithë trafikut. Ky është besim! Qeni nuk po shqetësohej se ku po e çonte zotëria tij. Dukej që kishte një marrëdhënie mes të dyve që tejkalonte tërësisht pasiguritë e të ardhmes.
A do të doje që ti të kishe të njëjtin besim kur vjen puna për të besuar se Zoti do të të çojë atje ku Ai do të të çojë dhe jo atje ku ti do që të shkosh? Mbaj mend fjalët që gjenden tek Fjalët e Urta 3:5-6 ku thuhet, “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”
Mbi 300 herë Bibla flet për besimin, e në pjesën më të madhe, flitet atë çfarë njerëzit kanë besuar, apo nuk kanë besuar. Nëse merr kohë për t’i studiuar, do të mësosh se sa shumë rëndësi ka besimi. Besim përfshin vënien në praktikë të atyre që ti mendon se janë të vërteta në teori apo nga ana intelektuale.
Ti mendon se ura është e fortë mjaftueshëm që të të mbajë ty, apo jo? Por kur ti hipën dhe peshon mbi urë, ti beson se ajo do të të mbajë. Kështu është edhe t’i besosh Zotit. Ti e di se të tjerë kanë e kanë zbuluar se Ai është më shumë se mjaftueshëm, më shumë se i aftë që të të shpëtojë nga errësira frymërore që çon në vdekje, se Ai mundet të të japë një shpresë dhe një të ardhme, e megjithatë ti sërish heziton që t’i dorëzosh gjithçka Atij dhe ta lësh të të çojë atje ku Ai do.
Besimi është vështrimi i një fëmije që po mëson të ecë, sytë e të cilit janë fokusuar tek babai i tij dhe i ati, duke shtrirë duart përpara i thotë “ Eja tek babi, nuk do të le që të biesh!” E pas kësaj mund të mendosh edhe për një pitbull që qëndronte pas shpinës të zotërisë së tij, ndërkohë që ai pedalonte përmes trafikut.
Mirë, mik i dashur, nëse një qen mundet që t’i besoj zotërisë së tij dhe një fëmijë i vogël babait të tij, a nuk mund t’i besosh Zotit sikur vetëm për sot? A mund ta lejosh Atë të të çojë atje ku ai do?Kur të vendosësh se mundesh, atëherë do të shohësh se sa shumë do ta shijosh këtë udhëtim bashkë me të.
Related Posts
- 100Mateu kapitulli 4, vargu 19. jezusi u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Kjo është ftesa fillestare e Jezusit për katër dishepujt. Simoni, i quajtur Pjetër gjithashtu, Andrea, vëllai i Tij dhe pastaj më pas Jakobi dhe Gjoni. “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.”…
- 100
- 100
- 100
- 98