Uncategorised

Besojani fëmijët tuaj Zotit!

Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se të gjitha planet e djallit. Në fakt, tani jam i bindur se sa më shumë të errësohet, aq më e shndritshme do të shkëlqejë drita e fëmijëve tanë.

Sigurisht, kjo nuk është periudha e parë e errët në historinë njerëzore. Djalli ka qenë në punë që në fillim, duke iu kundërvënë popullit të Zotit. Vetëm mendoni për situatën në të cilën lindi Moisiu. Popullsia e hebrenjve ishte rritur aq shumë në Egjipt, sa Faraoni nxorri dekretin që çdo foshnjë djalë izraelit duhej të vdiste. Ai urdhëroi që ata të hidheshin në lumin Nil.

Imagjinoni sikur të ishit prindërit e Moisiut, Amrami dhe Jokebeda. Imagjinoni të keni një fëmijë në një kohë të tillë. Faleminderit Zotit për Biblën, sepse ajo na tregon se si të jetojmë me guxim në mes të kohërave të vështira. Pikërisht kështu jetuan Amrami dhe Jokebedi – me guxim dhe besim te Zoti. Ata e fshehën foshnjën Moisi për tre muaj, dhe më pas, kur nuk mundën ta fshihnin më, nëna e Moisiut e vendosi në një shportë në Nil, duke ia besuar Zotit.

Çfarë mësojmë nga  kjo  histori për prindërimin sot? Edhe nëse e gjithë bota çmendet, Zoti do të nderojë besimin e prindërve që zgjedhin t’i vënë fëmijët e tyre në duart e Tij.

Lutje: Zot, faleminderit për besnikërinë Tënde. E di që je gjithmonë me mua dhe po punon për të mirën time. Kjo e Vërtetë le të më rrënjoset thellë në mua. Ti je kështjella ime. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.” (Hebrenjve 11:23).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, që, uncategorised
  • 98
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 96
    Kushtojini rëndësi zemrës suaj!Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet  në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera. Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam…
    Tags: të, që, në, për, dhe, uncategorised
  • 95
    Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë…
    Tags: të, për, dhe, që, në, uncategorised
  • 94
    Përurohet dega kosovare e Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosova edhe njëherë dëshmon harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, si vlerë e rrallë në botëHapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë. Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve…
    Tags: në, të, dhe, për, uncategorised
Comments