Informacione

Besojini Perëndisë gjatë sfidave emocionale!

…”O At’, po të duash largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” – Luka 22:42

Rritja si një i krishterë që ndjek Frymën e Shenjtë nuk ndodh brenda natës. Është një proces mësimi që kërkon kohë. Pak nga pak, një përvojë mbas një tjetre, Perëndia provon dhe teston emocionet tona, duke na dhënë mundësi të rritemi.

Perëndia na lejon të kalojmë përmes situatave të vështira që trazojnë emocionet tona. Në këtë mënyrë, jemi në gjendje të shikojmë sa të paqëndrueshëm emocionalisht mund të jemi dhe sa shumë nevojë kemi për ndihmën e Tij.

Jezusi na dha një shembull për këtë. Natën përpara se të vdiste për mëkatet tona, ishte në një trazirë emocionale. Nuk donte të vdiste, por i la mbrapa emocionet dhe u lut: “Mos u bëftë vullneti im, por yti.” Gjërat nuk u rregulluan menjëherë mbas lutjes, po në fund Jezusi doli fitimtar përmes sfidave më të mëdha të mundshme.

Mund t’ia dilni të fitoni në kohë sfidash emocionale. Jezusi nuk u drejtua nga ndjenjat e tij dhe as ju. Kur situatat ju ndikojnë emocionalisht, kapni momentin dhe shikojeni si një mundësi për të hedhur një hap në besimin absolut tek Perëndia.

Lutje

Zot, e di që mund të të besoj Ty kur sfidat emocionale më afrohen. Me Jezusin si shembullin tim, unë them: “Jo vullneti im, por Yti.” Ti e di çfarë është më e mira për mua dhe unë të besoj Ty plotësisht.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 69
    Rizgjim në Kubë, 5000 mijë njerëz i japin jetën JezusitMisionarët baptistë të Floridës thonë se “Zoti po lëviz mes kishave dhe njerëzve në Kubë”, pasi rreth 5000 njerëz i dhanë jetën Jezus Krishtit gjatë një udhëtimi misionar në vendin komunist. Tetë drejtues Baptistë të Floridës kujtojnë me gëzim se si lëvizte dora e Perëndisë gjatë shërbesës dhe predikimit ungjillizues. “Ky udhëtim në shumë mënyra…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, informacione
  • 67
    Nuk mund të ngatërrohemi me të vërtetën!Akuza e madhe e Zotit kundër Izraelit ishte se izraelitët u bënë vullnetarisht “partnerë dialogu” dhe “bashkëpunëtorë” me fetë e kananitëve dhe fenikasve, egjiptianëve dhe asirianëve, persëve dhe babilonasve. Ndonëse Perëndia i kishte thënë Izraelit: “Nuk do të kesh Perëndi tjetër përveç meje”, njerëzit u kthyen herë pas here tek…
    Tags: të, dhe, mesazh, informacione
  • 67
    Si të shpenzojmë fundjavat tona?Duhet të krijosh mëngjesin tënd Mund të jetë e vështirë që të krijosh kohë për veten gjatë fundjavës, sidomos nëse ke familje.Të gjesh një mënyrë për t’u përfshirë në një aktivitet që të pëlqen shumë në mëngjes, mund të ndikojë shumë në gjendjen emocionale dhe po ashtu të ndihmon që…
    Tags: të, mesazh, informacione
  • 60
    Rizgjim në “Asbury”Prej më shume se dy javësh, njerëz nga mbarë bota i janë drejtuar Kampusit Universitar “Asbury” në Wilmore, për të marrë pjesë në një rizgjimeve historike. Një shërbesë e rregullt filloi në 8 shkurt 2023, për të vijuar në një rizgjim, duke sjellë me dhjetra mijëra njerëz në qytetin e…
    Tags: të, në, për, dhe, një, mesazh, informacione
  • 54
    Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
Comments