LAJMET E FUNDIT

Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëm

Si e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.
Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur brenda zyrave. Ajo do të bëhet “pronë” e publikut me qasje të hapur për të gjithë qytetarët.
Osmani tha se kjo bibliotekë do të mbledhë dokumente zyrtare që dëshmojë shtetndërtimin e vendit.

“Ndihem e nderuar që jam këtu ku si studente kam kaluar shumë kohë. Ku është aktiviteti më i rëndësishëm bibliotekar në Kosovë. Kjo javë i jep zë sfidave të shumta për të përkrahur rritjen e kapaciteteve në shërbim të lexuesve”.
“Ne kemi nevojë ta bëjmë sa më të dukshëm rolin e bibliotekave. Kam poashtu nderin të kumtoj lajmin se nga sot nis punën biblioteka presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në bashkëpunim më ShBA-në. Kjo do të mbledh dokumente zyrtare të rëndësishme të shtetndërtimit. Do të edukoj e frymëzoj gjeneratat e ardhshme”.
“Nga kjo foltore ju ftoj të vizitoni sa më shumë bibliotekat për ta njohur më mirë vendin e kombin tonë e për të marr formim për veten tuaj. Do të kujdesem që bibliotekat të marrin vëmendjen e merituar”.

Kurse Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku tha se është prioritet shoqëror e institucional zhvillimi i librit.
“Këtu ekspozohet pasuria jonë kombëtare. Përgjatë skaj jave do të bëhen bashkë studiues, studentë shkrimtar e profesionist tjerë. Ne duhet të tentojmë që Biblioteka Kombëtare të afroj të gjithë fëmijë e të rritur në Prishtinë qytete tjera e fshatra”.
“Është prioritet i gjithmbarshëm shoqëror e institucional që të shtyjmë para zhvillimin e librit”, ka thënë ai.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare  Fazli Gajraku shprehi shqetësimin për rrezikun e humbjes së materiale të ndryshme audio-vizive që mbledhin nga audio-vizive privat.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Kosova, mbështetje nga Merkel për liberalizim të vizaveKosova mori konfirmimin e kancelares, Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti përmes rrjetit social Facebok bëri me dije se gjatë një takimi virtual me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel diskutuan për disa tema si: dialogu me Serbinë për të cilen…
    Tags: për, të, lajmet, fundit
  • 95
    Ministria e Jashtme e Izraelit falënderon KosovënDrejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas. Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
  • 94
    SHBA kërkojnë shtator “normal” në KosovëShtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë në datën 1 shtator një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Mesazhi është përcjell nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor pas takimit me krerët e institucioneve. Tani ne jemi këtu për tu siguruar që të gjitha urimet dhe i gjitha…
    Tags: të, lajmet, fundit
  • 93
    BE dhe UNDP ndihmojnë Kosovën në përballjen me Covid-19, ofrohet mbështetje për 7 mijë e 500 familje të varfraZyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
  • 93
    Kosovë/Institut për krimet e kryera gjatë luftësKosova do të ketë një institut për krimet e kryera gjatë luftës. Vendimi u morr në këshillin e ministrave. Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se projektligji në fjalë përcakton kompetencat…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
Comments