Inkurajime

Bindja hap portat e Qiellit!

Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i rëndësishëm që duhet të bëjmë midis dy llojeve të mëkatit për të cilat po flet Gjoni.

Si qënie njerëzore, kemi trashëguar një natyrë mëkatare. Derisa të ribashkohemi me Jezusin në lavdi, do të vazhdojmë të luftojmë dhe padyshim që do të hasim pengesa herë pas here. Pra, nëse themi se jemi pa mëkat, gënjejmë.

Në të njëjtën kohë, ne që jemi rilindur sëerish kemi marrë një natyrë të re. Kjo do të thotë se mishi ynë – ajo natyrë mëkatare që trashëguam nga Adami – është në luftë të vazhdueshme. Si rezultat, ata që ndjekin Jezusin nuk ecin më në mëkat dhe në mosbindje ndaj Frymës së Shenjtë. Luftojmë me mëkatin dhe me ndihmën e Zotit, e mposhtim atë.

Ekziston një ndryshim i madh midis mosbindjes së herë pas hershme dhe dështimit– të gjithë dështëojmë – dhe kështu mëkati vazhdon. Kur dështojmë, ne që e njohim Krishtin pendohemi dhe kthehemi te Zoti, marrim pastrim dhe vazhdojmë. Kjo është arsyeja pse Gjoni shkruajti: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjonit 1:9).

Por mosbindja e herë pas hershme dhe e vazhdueshme janë pengesë për bekimin e Perëndisë, një pengesë që mund të bllokojë përgjigjet e lutjeve tuaja. Është e pamundur të kemi miqësi me Zotin nëse jetojmë në mosbindje të plotë.

Tek Malakia 3:7, Zoti thotë: “Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju,” Izraelitët ishin larguar nga Perëndia në mosbindje. Ata po grabisnin Perëndinë duke ua mbajtur të dhjetat. Si rezultat, ishin larg Tij dhe nuk po e përjetonin bekimin e Tij. Por Perëndia thotë: “pastaj më vini në provë për këtë gjë,” thotë Zoti i ushtrive, “në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.” (Malakia 3:10).

Mos lejoni që asgjë të pengojë jetën tuaj të lutjes. Është shumë e rëndësishme! Shqyrtoni veten sot për të parë nëse ka ndonjë mëkat që e bëni herë pas here. Përkushtojini jetën tuaj Perëndisë dhe mbani mend se: Bindja hap portat e qiellit. Bindja bën që lutjet të marrin përgjigje.

Lutje: Zot, dua të kem më shumë miqësi me Ty. Më trego çdo mëkat që bëj herë pas here dhe me anë të Frymës Tënde largojë nga jeta ime, në mënyrë që lutjet e mia të mos pengohen. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“[Ne] marrim ç’të kërkojmë, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.” (1 Gjonit 3:22).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 100
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 100
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 100
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
Comments