Inkurajime

Bindja ndaj Perëndisë: Çfarë përfshin?

Bindja e plotë është e mundur vetëm nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Danieli 1:3-16

Që në kapitullin e parë të librit të Danielit, mësojmë se i riu është i përkushtuar ndaj bindjes. Shkrimi thotë se Danieli “e vendosi” dhe e aplikoi atë që kishte vendosur me sukses. Por çdo besimtar e di mirë se bindja nuk është  as e thjeshtë dhe as e lehtë.

Bindja do të thotë të bësh atë që thotë Perëndia në kohën dhe mënyrën që Ai ta kërkon ta bësh atë gjë. Që të bindemi, para së gjithash duhet të dimë se çfarë i pëlqen Zotit – dhe kjo kërkon që të lexojmë dhe të jemi të njohur me Shkrimin. Vetëm atëherë do i besojmë Frymës së Shenjtë që të na ndihmojë të kuptojmë Fjalën e Perëndisë dhe të na udhëheqë. Kjo ndodh zakonisht kur lindin sfida.

Shpesh ka tundime për të zgjedhur drejtime të tjera ose për të bërë kompromise duke ndërmarrë hapa të vegjël gjysmë bindjeje. Dhe askush prej nesh nuk është i përsosur, kështu që do të ketë raste kur do e humbim dhe nuk do i bindemi Zotit (Romakëve 3:23). Atëherë, ajo që është e rëndësishme është që t’i drejtohemi Perëndisë. Në raste të tilla, mund ta përdorim mbretin David si shembull dhe të lutemi: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.” (Psalmi 51:10). Dhe kujtoni se në fund të fundit, qëllimi i bindjes është të qëndrojmë pranë Perëndisë, pavarësisht nga gabimet që bëjmë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Të Falësh të Tjerët!Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32 Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 98
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments