Inkurajime

Bukuria e Zgjedhës

Vështirësitë e kësaj jete janë mundësi për të ecur krah për krah me Shpëtimtarin tonë dhe për ta njohur Atë më mirë.

Mateu 11:28-30

Jezusi i fton të gjithë individët e rënduar që të shkojnë tek Ai për të gjetur prehje, por shpeshherë e keqkuptojmë atë që Ai kërkon prej nesh. Nuk mund t’i lëmë problemet tona te Zoti dhe të largohemi që aty të pandryshuar. Duke përdorur një krahasim që ka lidhje me bujqësinë, Ai na kërkon të bashkohemi me Të në “zgjedhën” që të mund të ecim dhe të punojmë së bashku. Me fjalë të tjera, Ai nuk  do vetëm barrat tona; Ai na do neve të ecim me të!

Zgjedha e Krishtit është një simbol i dishepullimit, i karakterizuar nga nënshtrimi dhe bindja ndaj Tij. Qëllimi i Perëndisë nuk është thjesht të na heqë një sprovë ose mundim të rëndë; Ai dëshiron të na tërheqë drejt Vetes në një marrëdhënie të ngushtë dhe besimi. Mbani mend, “zgjedha është e ëmbël” dhe “barra është e lehtë” kur Shpëtimtari ynë na ndihmon ta mbajmë atë (vargu 30). Kjo është arsyeja pse ata që e pranojnë Atë do të përjetojnë një transformim të mahnitshëm.

Proçesi i ndarjes së barrës fillon me të mësuarit për të njohur dhe kuptuar Zotin. Barra nuk hiqet domosdoshmërisht, por pesha e mundimit zhvendoset nga supet tona tek Ai. Presionet e jetës mund të mos pakësohen, por nëse jemi në një marrëdhnie të  ngushtë me Jezusin, shpirti ynë do të jetë i lirë nga ankthi dhe paqja e Tij do të mbretërojë në zemrën tonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 98
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 97
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 97
    Një marrëveshje e mirë!Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22 A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij…
    Tags: të, dhe, ai, inkurajime
  • 95
    Jezusi, Shkëmbi ynëShpëtimtari ynë i dashur dhe i dhembshur ofron strehim shpirtëror, fizik dhe emocional për të lënduarit. Malakia 3:6 Karakteri i Perëndisë nuk ndryshon kurrë – Jezu Krishti mbetet gjithmonë i njëjtë. Çfarë ngushëllimi për besimtarët! Dhe sa më mirë ta njohim Atë, aq më e lehtë do të jetë t’i…
    Tags: të, dhe, ai, inkurajime
Comments