Inkurajime

Buzëqeshni!

Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet. – Fjalët e Urta 15:13

Të gjithë dinë të buzëqeshin. Është një nga dhuratat më të mëdha që Perëndia na ka dhënë. Një buzëqeshje i bën njerëzit të ndihen mirë, dhe njerëzit duken shumë bukur kur buzëqeshin. Kur gëzimi në jetën tuaj është i dukshëm, transmetohet tek të tjerët. Kur gëzimi i Perëndisë kyçet përbrenda dhe nuk lejohet të dalë në sipërfaqe, njerëzit përreth privohen nga një përvojë e kënaqshme dhe freskuese.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si shprehja e gëzimit do të ndryshojë rrethanat dhe ndoshta jetët e të tjerëve. Kur jetohet me gëzimin e Zotit, rrethanat negative dhe dëshpëruese zhduken. Kur thellë brenda nesh kemi gëzimin e Tij, nuk mund ta mbajmë të fshehur por ta tregojmë me një buzëqeshje!

Nuk e kisha menduar kurrë që buzëqeshja të ishte një çështje kaq serioze, por Perëndia më ka treguar sa revolucionare mund të jetë një buzëqeshje. Gëzimi i shprehur përmes shkëlqimit të buzëqeshjes sjell gjëra të mira në jetën tuaj dhe ndan gëzimin dhe dritën e Zotit me të tjerët…prandaj, buzëqeshni!

Lutje

Zot, më kujto të buzëqesh çdo ditë! Ti më ke dhënë gëzim të madh dhe unë dua ta tregoj dhe të ndriçoj jetët e të tjerëve!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 96
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 96
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 94
    Një jetë pa frikëPavarësisht nga betejat tona, mund të kemi shpresë dhe të përballemi me frikën, sepse Jezusi na ka premtuar se do të jetë me ne – gjithmonë. Mateu 17:5-7 Ndërsa Jezusi përgatitej të hynte në Jeruzalem, Ai e dinte se ditët në vazhdim do të ishin sfiduese për dishepujt. Ai tashmë…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 93
    Bukuria e ZgjedhësVështirësitë e kësaj jete janë mundësi për të ecur krah për krah me Shpëtimtarin tonë dhe për ta njohur Atë më mirë. Mateu 11:28-30 Jezusi i fton të gjithë individët e rënduar që të shkojnë tek Ai për të gjetur prehje, por shpeshherë e keqkuptojmë atë që Ai kërkon prej…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments