Inkurajime

Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105

Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë na drejton kur lexojmë Biblën.

Jezusi tha se Fjala e Perëndisë – ungjilli dhe implikimet e tij – janë si fara e shpërndarë në lloje të ndryshme toke. Tokat përfaqësojnë njerëz të ndryshëm dhe aftësinë ose gatishmërinë e tyre për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur Frymës së Shenjtë. Kur jemi të gatshëm të dëgjojmë, pasazhet e shkrimit na ndikojnë në një mënyrë ndryshe, në bazë të situatës në të cilën mund të ndodhemi. Në këtë mënyrë, ndërveprimi me shkrimin e shenjtë nuk është thjesht për qëllimin e rritjeve të njohurive tona, por është një mundësi për të përjetuar Frymën e Shenjtë ,të fokusojmë sytë e veshët tanë tek Ai dhe t’a lejojmë të prekë zemrat tona. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës. (Hebrenjve 4:12)

Shkrimi mund të mos ndryshojë rrethanat e jetës suaj, por do të ndryshojë ty. Fryma e Shenjtë mund të na depërtojë si një teh thike, kur jemi të gatshëm t’a dëgjojmë atë. Mateu 13 thotë se është e vështirë të dëgjosh kur nuk jemi të rrënjosur në të vërtetën, kur lëkundemi lehtësisht nga vështirësitë ose kur mashtrohemi nga të mirat e kësaj bote. Le të lutemi për gatishmëri për të dëgjuar dhe kuptuar Fjalën e Gjallë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Kush është Mjeshtri juaj?Nëse mendoni se mund të jetoni një jetë të perëndishme me forcën tuaj, e keni shumë gabim. Edhe pse luajmë një rol të rëndësishëm në proçesin e shenjtërimit dhe jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit, ne nuk mund të bëhemi si Krishti pa u varur plotësisht në Vetë Krishtin. Prandaj,…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Mesia- drita e botës!Leximi profetik i kësaj jave hapet me fjalët: “Çohu dhe Shkëlqe! Sepse drita jote ka ardhur.” Ky pasazh duhet parë nga këndvështrimi i ardhjes së Mesias. Nuk është vetëm Lavdia e Perëndisë që do kthehet, por ardhja e Vetë Mesisë për të vendosur Mbretërinë. Është e rëndësishme të vërehet se…
    Tags: të, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Të Ruash ZemrënRuaje zemrën tënde me shumë kujdes dhe mbi çdo gjë tjetër, sepse nga ajodalin burimet e jetës. – Fjalët e Urta 4:23 Te Libri i Fjalëve të Urta 4:23 thuhet të ruash zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Mendoni pak. Çfarë është apo keni në zemrën…
    Tags: të, dhe, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, në, dhe, mesazh, inkurajime
Comments