Mesazh

Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16

Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën.

A.Phillips, një studiues në Universitetin e Kembrixhit në vitet 1920, filloi t’a studionte Biblën thjesht si një libër. “Megjithëse u përpoqa në maksimum që të mos lidhesha emocionalisht,” tha ai, “ e gjeta veten sërish e sërish me një material çuditërisht të gjallë; që i fliste gjëndjes sime në mënyrën më të çuditshme.”

A është e mundur që një libër i vjetër i shkruar në një epokë tjetër t’u “flasë” njerëzve edhe sot? Në Zimbabve, Gaylord Kambarami i dha një burri një kopje të Dhiatës së Re. Burri  e mori atë me idenë që ta përdorte  si letër filtër për cigare, Por Kambarami i kërkoi që ta lexonte fillimisht. Vite më vonë, të dy burrat u takuan përsëri dhe duhanpirësi i emocionuar i tha Kambaramit: “Kam pirë cigare me letrat e ungjillit të Mateut, Markut e Lukës por kur arrita te Gjoni 3, vargu 16, nuk munda të pija më. Jeta ime ndryshoi që nga ai moment!” Ndaj që nga ajo kohë ky burrë nuk reshti së dhëni Dhiatën e Re çdo personi që takonte.

Bibla thotë: “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” ( Hebrenjve 4:12)

Po ju çfarë eksperience  keni pasur nga leximi i këtij libri jetëndryshues?

Lexoni:  Hebrenjve  4:1-13

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Kishëmbjellës anonimë!Veprat e apostujve, kapitulli 11, vargjet 19 deri në 21. “Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve. Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe…
    Tags: të, në, dhe, që, për, nga, mesazh
  • 95
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, dhe, një, që, është, mesazh
  • 95
    Mirënjohje dhe Falenderim!Njerëzit janë krijuar në një mënyrë të tillë që të jenë mirënjohës. Menjëherë ndihemi të vlerësuar, sa herë që  ndonjë nga nipërit apo mbesat na përqafon fort, kur ndonjë i panjohur na komplimenton, ose kur na bëjnë ndonjë dhuratë plot me dashuri. Po sigurisht që ka kohë kur mirënjohja është…
    Tags: të, për, në, dhe, që, është, mesazh
  • 94
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, për, një, është, mesazh
  • 94
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
Comments