Inkurajime

Çfarë të motivon në punë?

Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit. –Kolosianëve 3:23-24

A ju ka kapur ndonjëherë ndonjë personazh autoriteti kur ishit duke shtyrë kohën kot dhe menjëherë keni bërë sikur po punoni?

E kush nuk ka ëndërruar me sy hapur ndërkohë që ka qënë në mësim ose në ndojë takim biznesi? Mësuesi ose prezantuesi është sikur nuk janë aty, por kur drejtori ose shefi i madh futet në klasë apo zyrë, kthehemi me këmbë në tokë. Nëse nuk kënaqemi me punën që bëjmë, ka të ngjarë të motivohemi vetëm për të performuar për të tjerët. Por puna nuk është menduar që të kryhet nga detyrimi. Puna është një dhuratë nga Perëndia që synon të na japë qëllim dhe mund të jetë një akt i bukur adhurimi.

Bibla flet shpesh për të bërit gjërat me gjithë zemër; në librin e Kolosianëve thotë: “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,” (Kolosianëve 3:23). Përkthime të tjera thonë, “punoni me zemër” ose “me gjithë zemrën tuaj”. Kur lëmë pas mentalitetin e vjetër dhe punojmë me gjithë zemër sikur po punojmë për Perëndinë, i hapim dyert gëzimit dhe gjetjes së qëllimit dhe kënaqësisë në punën tonë si kurrë më parë.

Në vend që të bëjmë minimumin e nevojshëm për t’i rënë në sy shefit, kemi mundësinë të bëjmë maksimumin në punë, gjë që e nderon Zotin. Në vend që ta pastrojmë shtëpinë për fëmijët mosmirënjohës ose për mirënjohjen e bashkëshortit, mund ta pastrojmë atë sikur të vinte vetë Perëndia! Pasi na thotë të “punojmë me dëshirë të mirë”, Shkrimi thotë: “duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.”(Kolosianëve 3:24).

Nuk është se do punojmë më mirë sepse Perëndia po na shikon, në vend të shefit, por se cilado qoftë puna e vendosur përpara dikujt që është ndjekës i Jezusit, ajo punë ka vlerë të përjetshme kur bëhet për Perëndinë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 100
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 100
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 100
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
Comments