Inkurajime

Cilësitë e një gruaje të perëndishme

Një grua e perëndishme është një grua e përkushtuar.Një grua e tillë është e paçmueshme – vlera e saj është shumë më e madhe se ajo e margaritarëve, thuhet në Fjalën e Zotit. Burri që gjen një grua të tillë në të vërtetë nuk e meriton një nderim të tillë, ndërkohë që Perëndia derdh mbi të një bekim që vetëm pak do ta gjejnë.
Autorja shqiptare Lirika Davis, nga Monako përmes një lidhje Skype për TV7 Albania tregon përpjekjet që duhen bërë për t”u cilësuar një grua e perëndishme.
Ajo e nis intervistën duke marrë shkas nga realiteti dhe epoka në të cilën jetojmë. Një paradoks i madh ky, sipas saj, pasi vlera e gruas/nënës ulet dhe ngrihet në një trajektore të lëvizshmne. “Çdo epokë e historisë ka sjellë ulje dhe ngritje të figurës së gruas. Nëse vlera jonë varet nga kultura dhe shoqëria, atëhere kjo do të jetë një barometër i lëvizshëm gjithmonë. Nëse vlerën tonë e gjejmë tek Zoti, kjo do të jetë një barometër konstant dhe vlerë që nuk do të lëvizë më valët e shoqërisë, kulturës, modës, mbi mënyrën sesi duhet të jetë një grua. Nëse sytë tanë janë tek njerëzit, kultura do të ketë paqëndrueshme ndërsa nëse sytë janë të drejtuar të Zoti, çdo gjë do të jetë e qëndrueshme”.
Lirika Davis thotë se tre janë tiparet më të dukshme të një gruaje të perëndishme. “Në të gjitha ato gra që kam takuar, ajo që i ka diferencuar nga të tjerat është përulja. Përulja është ajo vlerë e grave që gjithmonë të bën të mirëpritur, gra që të ftojnë në bashkësitë e tyre, mënyra sesi duan, jo vetëm burrin/familjen e tyre por njerëzit e tjerë tregon shumë mbi to. Përkushtimi ndaj Zotit mbetet i pari. Të shkuarit në kishë për një takim lutje apo takim grash, nuk na bën ne të krishterë. Të krishterë na bën marrëdhënie me Zotin. Marrëdhënia me Zotin, si me çdo marrëdhënie tjetër, nëse nuk zhvillohet dhe nuk është e devotshme mbetet një zakon. Një grua e devotshme mban marrëdhenien me Zotin si një konstante në jetën e saj. Kjo do të thotë shumë mbi mënyrën sesi e ndërtojmë jetën, bëjmë gjëra të vogla apo të mëdha ditore. Kjo është mënyra sesi e jetojmë jetën që në qendër ka Zotin. Janë detajet ato që tregojnë mbi devotshmërinë, jo takimet apo evenimentet”, thekson Davis.
Sipas saj, gruaja është shtylla e familjes dhe shoqërisë. “Në kohën ku jetojmë, nëse je një grua që qëndron në shtëpi dhe në kohën tëndë të lirë bën punë vullnetare ose shërbesë , nuk vlerësohesh shumë nga shoqëria. Mendoj se sipas statistikave të ndryshme dhe shkenca, ne shohim që roli i nënës dhe gruas është nga më të rëndësishmet në shoqëri. Gruaja është “ngjitësi” që mban një familje bashkë. Edhe burri ka rolin e vet por mendoj se nuk ka rol si gruaja për një martesë dhe familje të shëndetshme. Po lexoja para disa ditësh, një raport të publikuar në një revistë ku thuhej se gjithmonë fëmijët që rriten nga një nënë e baba i devotshëm, shihen si familje tradicionale. Këto familje investojnë shumë në edukim, shkollim dhe janë aset për shoqërinë. Ndaj theksoj se rolin e gruas nuk e zëvëndëson asnjë lloj pozicioni. Gruaja është shtylla kryesore që e mban një familje të ngjitur”. Për autoren shqiptare, çdo gjë funksionon me sezone.
“Kur fëmijët janë të vegjël, puna më e madhe është ajo fizike më pas lodhja është mendore. Ka sezone ku disa herë nuk kemi gjumë, nuk kemi shplodhje por pastaj kalon një sezon tjetër dhe zoti na jep hir. Mendoj që çdo gjë është me sezon. Ne si gra, mund t’i bëjmë të gjitha por jo në të njëjtën kohë. Kur është koha të jemi mama të përkushtuara,të jemi të tilla, më pas puna, familja, shërbesa. Disa herë, kur jemi në një sezon jete ku kemi ngarkesë emociale e fizike, kthehem tek ajo që vlerën tonë e gjejmë tek Zoti. Ai di vlerën tonë kur punojmë edhe kur nuk punojmë. Mund të ndjehemi në shumë momente sikur nuk vlejmë, por duhet të shohim në hirin e sytë e Zotit”.
Përballë një realiteti që kërkon bukurinë fizike, Davis ka një përgjigje edhe për këtë.
‘Bukuria është e kotë por një grua që ka frikën e zotit ëhstë për t’u lavdëruar, thotë një nga vargjet në Bibël. Është e çuditshme sepse jetojmë në epokën e bukurisë. Bibla është gjithmonë ajo Fjalë e Vërtetë që thotë: sado që të mundohesh, plakja vjen, sado të mundohesh rrudhat shfaqen. Por, ajo që mbetet e përjeteshme është hijeshia dhe bukuria e brendshme, që për ne është thesari që kemi në marrëdhënien me zotin e me të tjerët. Ky është kuptimi i atij vargu. Është investim në atë që mbetet përjetë. Nuk ka asgjë të keqe të kujdesemi për veten , të blejmë gjëra të bukura e të mbajmë veten mirë, pavarësisht se të gjitha këto do të shkojnë. Ajo që do të mbesi është dashuria në Zotin”, përfundon ndër të tjera, autorja shqiptare.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Si je?Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër. ( Luka 21:28) Më fal, a mund të të pyes, “ Si je sot?” Jo, mos më thuaj thjesht “Jam mirë” apo “çdo gjë në rregull”. Ti mendon se kjo është përgjigja…
    Tags: të, në, është, një, mesazh, inkurajime
  • 95
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, në, një, mesazh, inkurajime
  • 94
    Fuqia e Perëndisë përmes lutjes!I cili në ditët e mishit të tij, me klithma të forta dhe me lot, i ofroi lutje dhe përgjërime atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës nga Perëndia. – Hebrenjve 5:7 Lutja është kaq e fuqishme sepse bashkon zemrat e njerëzve në tokë…
    Tags: të, në, është, një, mesazh, inkurajime
  • 93
    Ndalni dhe shihini njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë!Në Indinë jugore në vitin 1940 një djalosh nga fshati rreth dymbëdhjetë vjeç po ndihmonte Dr. Margaret Brand, okuliste misionare, teksa bënte operacionin e kataraktit. Rezultoi që një nga pacientët ishte vetë nëna e djalit, e cila ishte verbuar para se djali i saj të lindte. Ajo nuk e kishte…
    Tags: të, që, në, një, mesazh, inkurajime
  • 93
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, në, që, një, mesazh, inkurajime
Comments