Inkurajime

Dashuria, gëzimi…

Galatasve 5:22 dhe 23, thonë: “Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.”

Ne i dëshirojmë të gjitha këto gjëra në jetën tonë, apo jo? Unë shoh këtë listë dhe them: “Perëndi, i dua të gjitha këto gjëra. Perëndi, ne kemi nevojë për Ty, për të prodhuar këto gjëra në ne.” Ne jemi të prirur të bëjmë gjërat e mishit dhe, para këtyre vargjeve, shohim veprat e mishit dhe se si jemi të prirur të bëjmë një jetë të zhytur në mëkat dhe egoizëm. Por ne dëshirojmë frytet e Frymës në jetën tonë.

Le të lutemi për këto gjëra sot. Vetëm Perëndia, përmes Frymës së Tij, mund t’i prodhojë këto gjëra në ne. Ne kemi nevojë për Të, për t’i pasur këto fryte.

Galatasve 5:22 na nxit të lutemi: “Perëndi, prodho frytet e Frymës Tënde brenda nesh, sot. ne lutemi që Ti të prodhosh dashuri në ne. Na ndihmo të duam, ashtu sic do Ti. Na ndihmo të të duam Ty me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh të duam të afërmin tonë, porsi vetveten. Zot, kjo lloj dashurie nuk na vjen natyrshëm. Ne jemi të prirur të duam më shumë veten tonë. Na ndihmo t’i duam të tjerët, ashtu sic duam veten tonë.”

“Prodho në ne frytin e gëzimit sot, Perëndi, pavarësisht rrethanave tona, pavarësisht situatave me të cilat përballemi, apo ndonjëherë edhe të emocioneve që ndjejmë. Ne lutemi për një gëzim që ngrihet mbi rrethanat e jetës sonë.”

“Ne lutemi për dashuri,  për gëzim, për paqe, Perëndi, në mes të shqetësimeve dhe problemeve që na rrethojnë, në mes të sfidave që ndeshim. Lutemi për paqen që vjen nga Fryma jote.”

“Ne lutemi për durim. Perëndi,  na ndihmo të jemi të durueshëm në cdo fushë të jetës sonë. Na ndihmo të jemi të durueshëm në marrëdhëniet tona. Prodho në ne durimin, kur jemi të shpejtë për të bërë gjëra të ndryshme. Kur jemi të shpejtë në zemërim. kur jemi të shpejtë në të folur. Na ndihmo të pushojmë, me paqen Tënde.”

“Ne lutemi për dashuri, gëzim, paqe, durim dhe mirëdashje. Perëndi, prodho mirësinë Tënde në ne sot. Ne lutemi që jeta jonë të pasqyrojë mirëdashjen Tënde sot, të pasqyrojë drejtësinë dhe dhembshurinë Tënde Zot, dhe që këto karakteristika të na dallojnë dhe të jemi njerëz të mirë dhe të bëjmë një jetë të mirë, që pasqyron mirësinë Tënde.”

“Ne lutemi për mirmirësiëdashje në jetën tonë. Ne lutemi për besnikëri. Perëndi, lutemi të na mbash besnikë sot. Na ndihmo të mbahemi fort tek Ti. Na ndihmo të mos largohemi prej Teje. Na ndihmo të të ndjekim Ty me besnikëri, sot.”

“Ne lutemi për zemërbutësi. Perëndi ne lutemi për zemërbutësinë e Krishtit në sjelljen tonë, në fjalët tona, në mendimet tona dhe në veprimet tona. Ne lutemi që Ti të prodhosh zemërbutësi në ne.”

“Perëndi, ne lutemi për vetëkontroll. Na disiplino, Perëndi, që ne të mund të kemi vetëkontroll, që karakteri i Krishtit të jetë gjithmonë e më i dukshëm në ne, jo në frytet e mishit, por në frytet e Frymës Tënde.”

“Perëndi, lutemi që të prodhosh sot në ne frytet e Frymës Tënde: dashurinë, gëzimin, paqen, durimin, mirëdashjen, mirësinë, besimin, zemërbutësinë dhe vetëkontrollin. Në emër të Jezusit lutemi, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Martesa dhe Kisha!Efesianëve, kapitulli 5, është konluzioni i Palit për martesën. Ai thotë: “Ky mister i martesës është i madh.” Unë them se i referohet krishtit në kishë. Pastaj, në vargun 33, ai thotë: “Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po…
    Tags: të, në, për, lutemi, ne, inkurajime
  • 91
    Lutuni për të tjerët!Efesianëve 3:14-21 është një nga ato vende në Bibël, ku ne shohim një lutje të frymëzuar nga Fryma, që do të thotë se në Bibël, ne shohim që dikush të lutet për dikë tjetër. Këtu,  Pali po lutet për të krishterët efesianë. Është mirë që ne të marrim lutje nga Bibla…
    Tags: të, në, për, ne, lutemi, inkurajime
  • 89
    Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 88
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 88
    “Oh, po ta kisha ditur, do të kisha bërë diçka ndryshe.”Fjalët e urta, kapitulli 1, vargu 7, vërtet përmbledh gjithë librin. Bibla thotë: “Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.” Ky varg bën të qartë temën që jehon përgjatë gjithë Fjalëve të urta. Adhurimi me frikën e Zotit, con në diturinë e…
    Tags: të, në, ne, inkurajime
Comments