Uncategorised

DERI KUR?

Isaia 10:4. “Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.”

Është interesante. Në fillim në kapitullin 9 dhe tani në kapitullin 10 këtë refren e shohim katër herë. Ne shohim natyrën mëkatare të popullit të Perëndisë. Shohim një mungesë vullneti për t’ju larguar mëkatit, një mungesë vullneti për t’u penduar, gjë që na sjell te ky refren vazhdimisht e vazhdimisht. “Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.”

Pjesa befasuese është që, populli i Perëndisë në këtë pikë po përjeton gjithfarë shkatërrimesh dhe rrënimi në shoqëri. Ata i shohin pasojat e mëkatit dhe prapë nuk largohen prej tij. Si rezultat i moslargimit të tyre nga mëkati, zemërimi i Perëndisë nuk do të qetësohet dhe dora e Tij gjykuese do të qëndrojë e shtrirë mbi ta.

Realiteti i qartë pas këtij pasazhi është që njerëzit duhet të pendohen. Ata duhet të kthehen te Perëndia, por nuk po e bëjnë këtë. Ata nuk po pendohen. Unë mendoj për jetën time. Mendoj për ato raste kur kam qenë i ngadaltë në pendim, ose kur kam vazhduar në mëkat herë pas here. Kam qëndruar në mëkat dhe nuk jam larguar prej tij. Është sikur kam jetuar me pasojat e mëkatit dhe pranë kam vazhduar në të. Sa marrëzi! Dhe prapë prirem drejt kësaj marrëzie. Besoj se edhe ju kështu jeni.

Ndaj unë dua t’ju inkurajoj, bazuar te ky pasazh, që t’i largoheni mëkatit, t’i arratiseni mëkatit në jetë, mëkatit me të cilin bashkëjetojmë, mëkatit me të cilin gjejmë rehati, mëkatit thuajse të justifikuar me gjithfarë arsyesh. Perëndia na ndihmoftë! Le të lutemi:

Perëndi, na ndihmo të pendohemi. Perëndi, na trego sot çdo fushë në jetën tonë ku kemi nevojë për pendim, ku Ti nuk do që zemërimi Yt apo pasojat e mëkatit të vazhdojnë mbi ne. Ne nuk duam që dora Jote gjykuese dhe pasojat e mëkatit të qëndrojnë të shtrira mbi ne. Perëndi, ne duam të jemi të lirë nga mëkati, nga ndikimi i tij, nga pasojat e tij vdekjeprurëse dhe shkatërruese.

Ndaj, na ndihmo të largohemi nga mëkati. Ne të lavdërojmë për hirin Tënd që na lejon të pendohemi për mëkatin, ndaj na ndihmo të përfitojmë plotësisht nga ky hir. Na ndihmo sot që të pendohemi, që të largohemi nga mëkati, dhe ndërsa e bëjmë këtë, Perëndi, na jep hirin Tënd, na trego hirin Tënd, jo vetëm për faljen e mëkateve, por edhe për të na ruajtur që të mos kthehemi sërish në ato mëkate. Të lutem, Perëndi, na ndihmo të jetojmë një jetë me pendim. Në emrin e Jezusit të lutemi dhe të përgjërohemi. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 92
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, që, uncategorised
  • 91
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, në, dhe, nuk, që, për, uncategorised
  • 90
    Koha e TijËshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.  Psalmi 116:15 Me kancerin që po i konsumonte mushkëritë dhe kockat e tij, David Prueit, në atë kohë 42 vjeç, humbi shpresën se jeta do të kishte ndonjëherë vlerë të jetohej. Një ditë rrjedha e jetës së…
    Tags: të, në, dhe, tij, nuk, uncategorised
  • 90
    Besojani fëmijët tuaj Zotit!Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se…
    Tags: të, në, për, që, dhe, uncategorised
Comments