Kulturë

“DokuFesti” me 90 filma të kohës dhe inovativë

“Të kohës, të rëndësishëm dhe inovativë, do t’i përshkruaja disa nga filmat e programit garues të sivjetmë”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”, për programin garues të këtij viti. Ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ka publikuar të hënën programin e plotë garues për edicionin e 19-të. Janë gjithsej 90 filma të cilët vijnë nga 51 vende të botës dhe do të konkurrojnë në 8 seksione garuese. Risi e këtij viti është programi i ri garues “TRUTH” për filmat mes zhanrit të dokumentarëve dhe gazetarisë hulumtuese. Në anën tjetër regjisorja Dea Gjinovci me filmin e saj “Wake Up on Mars” ka bërë histori. Për herë të parë një film i një regjisoreje kosovare është bërë pjesë e garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë.

Këtë vit temë e “DokuFestit” është “Transmisioni” dhe sipas organizatorëve, përmes saj në shumë mënyra do të vihet në pah transicioni nëpër të cilin po kalon shoqëria, teksa kuptohet që bota dhe çdo gjë po transformohet shumë shpejt. Për shkak të pandemisë, edicioni i sivjetmë është bartur në sferën digjitale dhe do të mbahet nga 7 deri me datën 25 gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me “Festival Scope” dhe “Shift72”. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Rikthehet vëmendja te Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, që u nis më 2010Kujtimet për Nënë Terezën parashihet të mblidhen edhe në Prizren, ku të parët e saj kanë lënë gjurmë të pashlyera brenda komunitetit. Ato do të ruhen në një ndërtesë që kishte filluar të ngrihej në vitin 2010 me buxhet të Ministrisë së Kulturës, ndërkohë që, sipas raporteve, punimet në të…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 98
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 95
    Kosova dhe Shqipëria bashkohen në WildlifeSë shpejti një dokumentar madhor televiziv mbi jetën e egër në Kosovë e Shqipëri, do të dalë në qarkullim. Anëtarët e shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers, janë thuajse në përfundim të këtij projekti të jashtëzakonshëm. Është i pari, dhe i vetmi në llojin…
    Tags: të, në, dhe
  • 95
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 93
    Këshilla për të shmangur dhimbjet e shpinës kur punoni nga shtëpia në kompjuterNë kohën kur bota po përballet me koronavirusin COVID-19, shumica e njerëzve kanë nisur t’i kryejnë punët e tyre nga shtëpia. Por, kur kaloni orë të tëra ulur para kompjuterit, e sidomos në karrige që nuk janë anatomike, mund të ndikojë negativisht në shpinë. “Shumë njerëz nuk i kanë karriget…
    Tags: të, në, për
Comments