Inkurajime

Duke bërë të mirën…..

Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar.

Galatasve 6:9-10

Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht – fundjavën, verën, daljen në pension. Zakonisht vazhdojmë punën tonë ndërsa presim për këtë kohë të lirë dhe rifreskuese.

Këto përvoja ngjyrosin kuptimin tonë për refrenin e Dhiatës së Vjetër për të “pritur Zotin” (për shembull, në Psalmin 131:3). Me anë të Sofonias, Vetë Perëndia i thotë Izraelit: “Më prit” (Sofonia 3:8). Çfarë lloj pritjeje është kjo?

Ndonjëherë mund të duket pasive, si pritja në radhë. Por në përgjithësi, pritja jonë për Perëndinë është lloji i pritjes që bën një kopshtar. Mbjell fara dhe vazhdon të punojë ndërsa pret të korrat. Pali i inkurajon galatasit ta bëjnë këtë gjë—të vazhdojnë të punojnë ndërsa presin. “Të korrat po vijnë,” thotë ai, “le të mos lodhemi duke bërë të mirën.”

Dhe zemra e kësaj pune, thotë Pali, është të zbatojmë premtimet e ungjillit aty ku jemi. “Prandaj sa të kemi rast,” vazhdon Pali, “le t’u bëjmë mirë të gjithëve” (Galatasve 6:10). Të bësh mirë vjen natyrshëm kur besojmë premtimet e ungjillit për të ardhmen. Ndërsa presim kthimin e Zotit, le të kërkojmë mundësi për të qenë një bekim për të tjerët. Dhe mund të besojmë se Perëndia do të jetë besnik për të sjellë një korrje “në kohën e vet” (Galatasve 6:9).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Premtimi më i bukur!Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 100
    Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 97
    Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë. Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve…
    Tags: të, për, inkurajime
Comments