Kulturë

Dymbëdhjetë kandidatë për katër pozitat udhëheqëse në institucionet kulturore

Për katër pozita udhëheqëse në institucionet qendrore të kulturës garës i kanë hyrë dymbëdhjetë kandidatë. Në konkurset për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, udhëheqës artistik të këtij institucioni dhe drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe të Baletit Kombëtar të Kosovës nuk ka pasur shumë të interesuar sikurse herëve të tjera. Konkurset janë mbyllur të hënën.

Aktorët Kushtrim Sheremeti e Blerim Krasniqi synojnë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së. Në garë është edhe regjisori e dramaturgu Naser Shatrolli, i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit të TKK-së. Shatrolli është punonjës i Ministrisë së Kulturës si zyrtar për biblioteka.

Për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë konkurruar regjisorët Sokol Plakolli dhe Ekrem Sopi. Pos tyre në garë është edhe dramaturgia Albana Muja.

Për drejtor të Baletit Kombëtar në listën e konkurrentëve janë balerini dhe ushtrues aktual i detyrës së drejtorit, Kreshnik Musolli dhe koreografët Labinot Rexhepi, Driton Saqipi dhe Luljeta Braha.

E pozitën e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës e synojnë ish-drejtoresha Arta Agani dhe piktorët Jeton Rexhepi dhe Vlora Hajrullahu.

Ministria e Kulturës konkurset për këto pozita i kishte hapur në dhjetor. Vonesën e konkurseve e arsyetonte me mosmiratimin e kërkesës për këto pozita nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Administratës Publike. Në qershor të këtij viti Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin, në bazë të të cilit u vlerësua se nene të caktuara të Ligjit për zyrtarë publikë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Këtë e përdorte si arsyetim edhe MKRS-ja.

Në fund të janarit të vitit të kaluar, MKRS-ja kishte paralajmëruar konkurs për dy pozitat më të larta menaxheriale në hierarkinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Komuna dhe Teatri i Ferizajt synojnë repertor vjetor në kundërshtim me Ligjin për teatroMe veprimet e Komunës dhe institucionit teatror është zbehur edhe roli i organeve udhëheqëse të teatrit të qytetit “Adriana Abdullahu”. Përderisa kanë vendosur që shfaqjet e repertorit vjetor të zgjidhen nëpërmjet një thirrjeje publike, Ligji për teatro këtë barrë ia ngarkon menaxhmentit. E hisen më të madhe e ka udhëheqësi…
    Tags: të, për, në, dhe, kulturë
  • 97
    Sanremo 2021 shtyhet për në prillSanremo, 23 nëntor – Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it. Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do…
    Tags: të, në, për, kulturë
  • 97
    Kurajo!“Të tri të katërtat e gjithë të ligave që ngjajnë në botë kanë ardhur nga frika”, Nietzche Si qëllim të përfundëshmë të përpjekjevet kombëtare-shoqërore të Tendencës Neo-Shqiptare, që përkrahim ne, mundemi të pranojmë këtë princip: Krijimi i një Shqipërie brenda të pa-kufishme, jashtë të kufizuar. Krijimi i një Shqipërie! Është…
    Tags: të, dhe, në, kulturë
  • 95
    Koronavirusi si inspirim i skenës kulturore"Kultura nuk është gjithçka", është shkruar në tabelën e kinemasë, "por pa kulturë, asgjë nuk ka më vlerë!” Pandemia e koronavirusit, në të vërtetë, ka lënë vragë në arte dhe në skenën kulturore. Çfarëdo fjalësh inkurajuese që kanë thënë politikanët gjatë këtyre muajve të fundit, prapëseprapë kanë tingëlluar të pashpresë…
    Tags: të, në, për, dhe, kulturë
  • 95
    Taulant Mehmeti merr çmim në SHBA, akordohet për albumin e dytë“Pathways To Jazz”, prej se u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet: mbështetjen e jazz-muzikantëve në mënyrë që ky zhanër të lulëzojë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo organizatë misionin e vet do ta…
    Tags: të, në, për, kulturë
Comments