Mesazh

E vërteta e Ungjillit!

Galatasve 1:6-8 janë kritike, jo vetëm për këtë Libër dhe për të kuptuar më mirë këtë libër në Bibël, por edhe për jetën e secilit prej nesh.

Pali shkruan: ” Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.”

Pra, Pali po thotë se në të vërtetë, nuk ka një Ungjill të ndryshëm. Por njerëzit që ishin në kishë në Galati, deklaronin se ajo që ata thoshnin, ishte ungjilli. Në të vërtetë, nuk ishte Ungjilli. Ishte një mesazh i shpëtimit me anë të veprave, jo me anë të hirit. Njerëzit thoshnin se ne jemi shpëtuar nga mëkatet tona para Perëndisë, bazuar në atë që ne bëjmë, jo thjesht me anë të hirit, përmes besimit vetëm në Krishtin dhe në atë që Ai bëri në kryq.

Kështu, ne e lexojmë këtë në shekullin e parë. Që nga fillimi, njerëzit ishin duke e folur ungjillin, duke e deformuar dhe shtrembëruar atë. Dhe realiteti është se, 2,000 vite më vonë, njerëzit janë duke bërë të njëjtën gjë. Ata po shtremberojnë dhe deformojnë Ungjillin dhe komunikojnë gjërat sikur të jetë Ungjilli. E shohim kudo rreth nesh këtë gjë. Njerëzit thonë se, krishtërimi bazohet në atë që bëjmë para Perëndisë, në mënyrë që të fitojmë favor prej Tij, dhe jo në besimin vetëm tek mëshira e Perëndisë, tek hiri i Perëndisë dhe tek Krishti në kryq për të na shpëtuar nga mëkatet tona.

Njerëzit, kur vjen puna tek ungjilli i shëndetit dhe pasurisë, tek ungjilli i prosperitetit, thonë: “Ejani tek Krishti dhe  do të keni shëndet të mirë. Ejani tek Krishti dhe do të keni pasuri. Ejani tek Krishti dhe do të keni prosperitet në botë.” Nuk është e vërtetë. Ne nuk vijmë tek Krishti për të pasur pasuri dhe shëndet, dhe sukses. Ne vijmë tek Krishti, për të pasur Krishtin. Ai është i vetmi për të cilin kemi nevojë. Pamja e Ungjillit është e qartë nga fillimi e deri në fund të shkrimeve. Ne jemi mëkatarë para një Perëndie të shenjtë.

Ne nuk mund ta shpëtojmë vetë veten tonë. Me asnjë punë të mirë që ne bëjmë, nuk mund ta fitojmë favorin e Perëndisë, prandaj kemi nevojë që Perëndia të bëjë atë që ne nuk mund ta bëjmë vetë. Dhe kjo është ajo që Perëndia ka bërë. Ai ka dërguar Birin e Tij, Jezusin, që të bënte atë jetë që ne nuk mund ta bënim, asnjë nga ne nuk mund ta bënte. Ai bëri një jetë në një bindje të përsosur ndaj Perëndisë. Dhe pastaj, edhe pse nuk kishte bërë asnjë mëkat, Ai pagoi cmimin për mëkatin tonë. Ai vdiq në kryq. Ai vdiq, ndërkohë që ne meritonim vdekjen

Dhe pasi vdiq në kryq për mëkatet tona, Ai u ngrit nga varri. Ai bëri jetën që ne nuk mund ta bënim. Ai vdiq, ndërkohë që ne meritonim të vdisnim. Ai mposhti atë armik që ne nuk mund ta mposhtnim, në mënyrë që kushdo, kudo, vetëm me anë të besimit në Krishtin, të largohej nga mëkati dhe të pranonte Atë si Zot dhe Shpëtimtar.    Kudho mund të pajtohet me Perëndinë përgjithmonë dhe të jetë i falur nga cdo mëkat. Ky është Ungjilli i Shkrimeve. Dhe ky pasazh tek Galatasve 1 na nxit që të mos largohemi kurrë nga Ungjilli, të mos e shtrembërojmë kurrë Ungjillin dhe të mos mashtrohemi kurrë nga të ashtuquajturit Ungjij.

Perëndi, ne lutemi për jetën e secilit prej nesh. Ne të lavdërojmë Ty për Ungjillin, me anë të të cilit jemi shpëtuar. Ne të lavdërojmë Ty për lajmin e mirë të hirit Tënd, që na shpëton nga mëkatet tona. Dridhemi kur mendojmë se si do të ishim pa hirin Tënd dhe pa Ungjillin. Dhe kështu, ne lutemi të na ndihmosh të kapemi fort pas tij. Na ndihmo të mos mashtrohemi nga ungjij të ndryshëm.

Perëndi, ne lutemi që Ti të na hapësh sytë për të parë të vërtetën, lutemi që Ti nuk do të lejosh që njerëzit të mashtrohen. Mos lejo që ne të mashtrohemi dhe mos na lejo të mashtrojmë të tjerët. Oh Perëndi, ashtu si Pali i nxit galatasit në këto vargje, na ndihmo të mbahemi tek Ungjilli cdo ditë të jetës sonë. Dhe na ndihmo ta shpallim atë qartësisht, ashtu sic duhet. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 95
    Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 95
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 95
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 95
    Kurrë VetëmDhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, dhe kur ato kaluan, në fund e mori uria. (LUKA 4:1-2) Ne mësojmë nga vargjet e sotme që menjëherë…
    Tags: të, në, dhe, ne, që, mesazh
Comments