E vërteta në Krishtin!
“Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Gjoni 10:10
Xhek Keruak ka shkruar një libër me titull “Udhëtimi”. Një ndër personazhet e këtij libri , kthehet nga të tjerët dhe u thotë, “Ne duhet të ecim, e të mos ndalojmë derisa të mbërrijmë atje. “ Një ndër miqtë e tij e pyet “ Ku do të shkojmë?” Ai përgjigjet “ Nuk e di, por duhet të shkojmë aty.”
Jeta është pak a shumë kështu për shumë njerëz. Shpesh ne u ngjajmë ketrave të furishëm që i kanë futur në kafaz. Ata lëvizin vazhdimisht.
Na ndodh që qëllimi i jetës sonë humbet Ne përhumbemi në punën me të cilën po merremi, ose në aktivitetet e shumta që bëjmë. Na pret një tjetër ditë, e njëjtë me atë që lamë pas. E dimë se duhet të bëjmë shumë gjëra në një kohë të shkurtër.
Një mbrëmje isha i ftuar për darkë në shtëpinë e një punonjësi sigurimesh. Ai merrej me shitjet. Atje vura re një manual shitjesh për sigurimet. Artikulli kryesor i tregonte përfaqësuesit të shitjeve, se si të realizonte më shumë shitje. Ky artikull theksonte katër pika që duheshin ndjekur. Këto pika jo vetëm që ndihmonin shitësin, për të realizuar më shumë shitje, por mund të ndihmonin çdo njeri që të shihte jetën e tij në perspektivë për të gjithë përjetësinë. Le të flasim pak për këto katër udhëzime .
Së pari, individi duhet të pranojë se ka një problem. Së dyti, ai duhet të ketë dëshirë që ta zgjidhë këtë problem. Së treti, duhet të pranojë se zgjidhja e problemit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër në jetën e tij. Së katërti, duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga diçka, në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij.
Ky manual i vinte në pah blerësit se ai kishte një problem. Në këtë rast, ai nuk kishte sigurimet që i nevojiteshin. Nëse e mendon, asnjë njeri nuk mund ta zgjidhë problemin e tij derisa të përballet me të dhe të pranojë se ka nevojë për ndihmë. Ne kemi qenë duke folur për qëllimet dhe arritjet në jetë. Cilat janë të tuat? A mund t’i thuash ato? A e pranon dot se nuk ka shumë gjëra në jetën tënde që e bëjnë atë të vlefshme ?
Shumë njerëz nuk përballen me realitetin. Ata jetojnë në një botë përrallash. E bindin veten se jetët e tyre kanë kuptim. Megjithatë thellë brenda vetes, e dinë se janë duke kërkuar ende për të vërtetën.
Hapi i dytë ka të bëjë me dëshirën e fortë që duhet të kesh në zemër për ta zgjidhur këtë problem. Perëndia ka vendosur në zemrën e çdo njeriu ndërgjegjen. Ndërgjegjja është një zë i vogël që na tregon çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Jezusi tha se Fryma e Shenjtë na bën të kuptojmë se jetët tona janë bosh nëse jemi të ndarë nga hiri i Perëndisë.
Së treti, duhet të kuptosh se zgjidhja e problemit tënd është një ndër gjërat më të rëndësishme për ty. Jezusi tregoi qëllimin e ardhjes së Tij. Ai tha “ Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Gjoni 10:10
Shumë njerëz kanë gjetur tek Ai përgjigje për zemrat e tyre. Po ti? Ai ka bërë premtime si” atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë” ( Gjoni 6:37) , dhe “Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj” ( Gjoni 14:13) . Askush tjetër veç Zotit nuk do të guxonte që ta bënte këtë. Udhëzimi i fundit sugjeron se duhet të jesh gati që të heqësh dorë nga diçka që më në fund të gjesh të vërtetën në Krishtin. Ai vetë ka thënë këtë, “në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë” ( Mateu 16:24) A je gati të heqësh dorë nga mëkati që të ka mposhtur dhe ta ndjekësh Atë? Vetëm atëherë jeta jote do të ketë qëllimin dhe rëndësinë e vërtetë.
Related Posts
- 96
- 94
- 93
- 93Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
- 92