Uncategorised

E vërteta që ju bën të lirë!

Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë.

Gjoni 8:12-34

Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”(Gjoni 8: 31-32). Megjithatë, shumë njerëz menduan se Ai po u ofronte liri nga shtypja politike romake apo edhe nga të gjitha problemet e kësaj jete. Por kjo nuk është aspak ajo që donte të thoshte Jezusi. Ai po ofronte lirinë nga mëkati.

Kur besojmë të vërtetën e ungjillit dhe i drejtohemi Shpëtimtarit për shpëtim, çlirohemi nga dënimi i mëkatit, që është dënimi i përjetshëm. Por a e dini se e vërteta e Perëndisë gjithashtu na çliron nga fuqia e mëkatit edhe tani? Edhe pse do të vazhdojmë të luftojmë me tundimin edhe  pasi jemi shpëtuar, në ne jeton forca e Krishtit për t’i rezistuar dhe për ta mposhtur atë.

A ndiheni robër të dëshirave tuaja mëkatare? Siç tha Jezusi, qëndrimi në Fjalën e Perëndisë është çelësi i lirisë së vërtetë. Mbusheni mendjen tuaj me të vërtetën e Tij dhe mëkati do ta humbasë fuqinë e tij mbi ju – sot dhe në përjetësi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 96
    Përurohet dega kosovare e Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosova edhe njëherë dëshmon harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, si vlerë e rrallë në botëHapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë. Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve…
    Tags: në, të, dhe, për, edhe, uncategorised
  • 93
    Si mund të kesh një gjumë të ëmbël në një botë të pasigurt?Fjalët e urta, kapitulli 3, vargjet 23 deri në 26. Dëgjoni këtë premtim, kur kemi frikën e Zotit dhe kur marrim dituri prej Tij. Bibla thotë: “Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk…
    Tags: të, në, dhe, uncategorised
  • 91
    Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminëVetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
    Tags: të, në, dhe, për, uncategorised
  • 91
    7 fakte për ringjalljen!Krishterimi nuk është besim i verbër. Në fakt, është e vetmja fe e bazuar në prova objektive. Kjo është arsyeja pse ringjallja e Jezu Krishtit është lajmi më i madh nga të gjitha – dhe jo thjesht një histori e bukur. Shqyrtoni këto 7 fakte në lidhje me ringjalljen: Ai…
    Tags: të, në, për, është, dhe, nga, uncategorised
Comments