Inkurajime

Ecni në atë që Zoti ka për ju.

A ju duket se ditëlindjet vazhdojnë të ikin gjithnjë e më shpejt, vit pas viti? Natyrisht, kjo do të thotë se herët a vonë, nëse jetojmë mjaftueshëm, secili prej nesh do të plaket. Unë, dua të bëj më të mirën e viteve të mia. Shpresoj se ajo që thotë Psalmi 92 për pleqërinë do të jetë e vërtetë në jetën time. Le ta lexojmë:

I drejti do të lulëzojë si palma,

do të rritet si kedri i Libanit;

Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit,

do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. [Tani vini re këtë pjesë:]

Do  të japin fryte edhe në pleqëri,

Do të jenë të lulëzuar dhe të blertë (Psalmi 92:12-14).

Më pëlqen ky pasazh. Qëndroni të lulëzuar dhe të blertë dhe jepni fryte edhe  në pleqëri. Kjo është mënyra e duhur për të jetuar! Pa u shqetësuar për rrudhat apo kilogramët e tepërt apo dhimbjet e pleqërisë, por rrezatues me dëshirën për ta jetuar jetën në maksimum në vendin ku Zoti na vendos. Parafraza e Mesazhit të fjalëve të Palit drejtuar Filipianëve thotë këtë:

“Miq, mos më keqkuptoni: në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten ekspert…, po rend drejt synimit, ku Perëndia po më drejton – te Jezusi.  Kam lënë pas të kaluarën, duke u prirur në ato që kam përpara dhe nuk do të kthehem më pas” (Filipianëve 3:13-14).

Në lartësi të Alpeve zvicerane është ngritur një monument për nder të një udhërrëfyesi i cili vdiq në përpjekje për të shpëtuar një turist që ishte bllokuar. Mesazhi i gdhendur në gur thotë: “Vdiq duke u ngjitur”. Kjo është motoja që do të doja të lija pas kur kohës sime në tokë ti vinte fundi.

Pra, po  rend në ato që kam përpara, dhe nuk do të kthehem më pas. Me ndihmën e Zotit, shpresoj të jap fryt edhe në pleqëri – të freskët dhe të gjelbër.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Fillimet e Përulura“Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime, me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të kesh Perëndinë në mendjeMendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ISAIA 26:3 Jezusi kishte një miqësi të vazhdueshme me Atin e Tij qiellor sepse Ai ishte i fokusuar në Perëndinë. Është e mundur të kemi miqësi të plotë me dikë vetëm kur…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments