Kulturë

Elbenita Kajtazi çon zërin e Kosovës në garën botërore të BBC-së

Me një video nga Vjena, sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi ka bërë të ditur se është përzgjedhur në mesin e 15 konkurrentëve në edicionin e sivjetmë të “BBC Cardiff Singer of the World” 2021, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës. “Uroj nga zemra që t’ju përfaqësoj sa më mirë e të ndahem edhe vetë e kënaqur nga kjo garë”, ka thënë Kajtazi.

E ka bërë të prekshme ëndrrën e saj të kahershme. Sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi, duke kaluar me sukses të gjitha fazat përzgjedhëse, është në mesin e 15 garuesve në “BBC Cardiff Singer of the World”. Kështu, siç ka njoftuar edhe faqja “classical-music”, Kosova për herë të parë garon në një nga ngjarjet më të njohura të muzikës operistike. Kajtazi, sopranoja e lindur në Mitrovicë, në garën që mbahet në qershor, në Cardiff të Walesit, do të ketë konkurrentë nga vende si SHBA-ja, Britania, Koreja e Jugut, Venezuela, Gjeorgjia, Madagaskari, e të tjera

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Risjellja e muzikës klasike në shoqërinë KosovareIshte njëra nga Divertimentot e kompozitorit të madh klasik Wolfgang Amadeus Mozart, e cila mundësoi takimin e parë të orkestrës me publikun, një takim i cili në muajt në vijim do të sillte familjarizimin e munguar me ta. Natyrisht, dyshimet vazhdonin nëse kjo orkestër do të arrinte të mbijetonte. Dhe…
    Tags: të, në, kulturë
  • 93
    “European Film Awards” i 2020-s kthen sfidën në mundësiSi shumë festivale të filmit, ekuivalenti evropian i “Oscars” mbahet në mënyrë digjitale. Organizatorët thonë se është një mundësi për të provuar gjëra të reja Dashamirët e filmit dhe festivaleve, si dhe filmbërësit, e kanë vënë në dyshim prej muajsh: ceremonia e “European Film Awards” është caktuar të mbahet online.…
    Tags: të, në, kulturë
  • 90
    Thesaret e vjetra të gjetura më 2020Pandemia e COVID-19 nuk i ka ndalur arkeologët nëpër botë. Gjatë këtij viti janë gjetur objekte spektakolare si sarkofagë, statuja të mermerta e monedha ari.Saqqara, nekropol i qytetit të Memfisit, rreth 30 kilometra në jug të Kajros, cilësohet si një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt tok me…
    Tags: të, në, kulturë
  • 90
    Elbenita Kajtazi - soliste në festivalin ku debutoi si artiste e reSopranoja Elbenita Kajtazi ka nisur përgatitjet për festivalin ku para pesë vjetëve u paraqit si artiste e re. Kajtazi tashmë nga Festivali nuk konsiderohet një soprano e re me potencial të jashtëzakonshëm. Ka marrë epitetin e sopranos së jashtëzakonshme që po lë gjurmë në skenën operistike. Është në mesin e…
    Tags: në, të, kajtazi, ka, elbenita, kulturë
  • 90
    Vepra “Një lule” e Memli Kelmendit do të interpretohet nga tri kore të vendeve evropianeNë rrethana normale, kjo sallë do të ishte e mbushur plot, e koristët do të bëheshin gati për të marrë rrugën për në Belgjikë. Por, kori “Siparantum” duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, ka vendosur që provat t’i mbajë me grupe të vogla e performancën ta dërgojë virtualisht në “Festivalin…
    Tags: të, në, ka, kulturë
Comments