Fara që nuk vdes kurrë!
Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron që ne ta ndajmë atë me të tjerët.
1 Pjetrit 1:22-23
Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak kohë duke bërë atë që është ndoshta detyra më e rëndësishme: zgjedhjen dhe mbjelljen e farave të duhura. Pasazhi i sotëm flet për përvojën e kultivimit të dashurisë së krishterë.
Në Dhomën e Sipërme, Jezusi u dha dishepujve të Tij një “urdhërim të ri, që ta doni njëri-tjetrin”. Populli i tij, tha Ai, do të njihej nga dashuria për njëri- tjetrin (Gjoni 13:34-35). Kjo lloj dashurie nuk buron natyrshëm nga zemra e njeriut. Nëse duam të shohim dashurinë të rritet në jetën tonë, kemi nevojë për farë më të mirë.
Siç thotë Pjetri në pasazhin e sotëm, dashuria e pastër për njëri-tjetrin vjen kur ne ringjizemi nga e vetmja farë “që nuk prishet” – ” me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë “ ( 1 e Pjetrit 1: 23). Është e lehtë të lexosh “fjalën” si “Shkrim”, por siç na thotë ungjilli i Gjonit, Vetë Jezusi është Fjala (Gjoni 1:1-4). Ai është Fjala e mëshirës dhe krijimit të ri të Perëndisë, burimi i lindjes sonë të re.
Por Perëndia na ka dhënë gjithashtu Fjalën e Tij të shkruar për të na kujtuar punën e Tij në botë dhe në ne. Kujtojini vetes sot dhe çdo ditë punën e Perëndisë në ju. Dhe kultivoni frytin e dashurisë nëpërmjet një takimi restaurues me Jezusin dhe nëpërmjet leximit të Biblës.
Related Posts
99
Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
99
Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
99
Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
98
Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
98
Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime