Kulturë

Filmat e Kosovës në Trieste prekin emigrimin dhe temat sociale

Festivali i Filmit në Trieste ka publikuar programin e tij për edicionin e 32-të. Ai që njihet si vendtakimi më i rëndësishëm italian me kinematë e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, ka përfshirë filma që janë realizuar në bazë të novelave që u rezistuan viteve, shpërfaqin grackat e shoqërisë, vuajtjet e prindërve, emigracionin dhe paragjykimet. Konkurrenca zyrtare plotësohet edhe me filmat nga Kosova. Në garë për edicionin që nis më 21 janar dhe përfundon më 30 të atij muaji janë “Galaktika e Andromedës” i More Raçës dhe “Exil” i Visar Morinës.

I mbajtur për çdo vit në javën e tretë të janarit në qytetin Trieste, kjo ngjarje është bërë ndër festivalet kryesore të kinematografisë së Evropës Qendrore e asaj Lindore. Edicioni i sivjetmë do të jetë online dhe të gjithë filmat do të jenë të qasshëm për t’u parë brenda 72 orëve që nga lansimi në platformë.

“Galaktika e Andromedës” shpërfaq një histori të dhimbshëm familjare ku një baba është i gatshëm ta lërë Kosovën për t’i ofruar vajzës së tij një të ardhme me të mirë në Gjermani. Edhe “Exili” i Visar Morinës shtrihet në këtë distancë gjeografike. Xhaferi, një inxhinier farmacist, që vë në pikëpyetje mendjen e tij gjersa përballet me diskriminim për shkaqe etnike.

Në mesin e filmave që janë në garë është edhe “Father”, nën regji të Srdan Goluboviq-it, në të cilin protagonisti përballet me korrupsionin brenda shërbimeve sociale në Serbinë e sotme. Një kthim në kohë është, nga Evropa e sotme është “In the Dusk”, nën regji të Sarunas Bartas, një novelë e shkruar para 19 vjetësh, që rikthehet në kohë që sjellë Rezidencën e Lituanisë kundër okupimit sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Si dhe “Sweat”, nën regji të Magnus von Horn, ku një trajner fitnesi bëhet pre e një ndjekësi në rrjetet sociale, si dhe “Beginning”, nën regji të Dea Kulumbegashvili, që shpalos historinë e gruas së liderit të komunitetit “Jehovah’s Witness”.

“Galaktika e Andromedës” është debutimi i Raçës në film të metrazhit të gjatë. Filmi flet për Shpëtimin (Sunaj Raça), një baba 50-vjeçar, i papunë, i cili sfidë jetësore e ka punësimin. E streha për vajzën e tij të vetme, Zanën (Elda Jashari), është sfida që do t’i kompletonte synimet e këtij personazhi. Realizimi i filmi 80-minutësh ekipit i ka marrë kohë një vit e gjysmë.

“Është një sukses i radhës për filmin ‘Galaktika e Andromedës’. Jemi në konkurrencën kryesore bashkë me filma të tjerë shumë të vlerësuar evropianë. Është festival me vlerë, edhe këtë vit si viteve të tjera audienca ka mundësi të shikojë filma të autorëve të suksesshëm evropianë dhe jam e lumtur që filmi im debutant zuri vend edhe në këtë festival prestigjioz”, ka thënë regjisorja për KOHËN.

“Galaktika …” pati premierën botërore në gusht të këtij viti në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku ishte në garë për “Zemrën e Sarajevës”. Sivjet këtë çmim për herë të parë e fitoi një regjisor shqiptar, Visar Morina, me filmin “Exil”.

“Exili” i Visar Morinës, i cili po ashtu është nënshkruar edhe si skenarist, premierën botërore e pati në “Sundance Film Festival”, që nisi më 23 janar e përfundoi më 2 shkurt në ShBA. Më pas ky film ka pasur premierën evropiane në festivalin e filmit në Berlin, “Berlinale”. “Exil” shpalos historinë e Xhaferit, një 45-vjeçar nga Kosova, i cili jeton për një kohë të gjatë në Gjermani dhe kalon nëpër një krizë identiteti.

Yll Uka, bashkëproducent, ka thënë për KOHËN se është me rëndësi që filmi po vazhdon rrugëtimin e tij nëpër festivale prestigjioze.

“Derisa jemi duke e promovuar filmin për garën e madhe të ‘Oscarit’, shfaqja e tij nuk ndalon dhe ai vazhdon që të shfaqet nëpër vende të ndryshme në festivale dhe kinema. Fillimi i vitit 2021 do të jetë i rëndësishëm për filmin tonë, ku do të jetë prezent në festivale të ndryshme, por edhe në garën ‘Oscars’”, ka thënë ai. “Exil” u përzgjodh nga Komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” për “Oscars 2020”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Shkrimtarët bashkohen në peticionin që përkrah libraritëLibraritë e mbyllura në Londër. Matt Haig, Malorie Blackman dhe Adam Kay janë në mesin e qindra shkrimtarëve që janë bërë bashkë në një iniciativë të përbashkët për të inkurajuar lexuesit që të blejnë libra nga librashitësit e tyre lokalë, pasi një bllokim i dytë në Angli i detyron dyqanet…
    Tags: të, në, për, dhe, që, një, kulturë
  • 98
    “Zgjoi” merr “Hyjneshën e Artë", çmimet kryesore të “PriFestit” i marrin artistët nga Kosova“Prishtinë International Film Festival” ka përfunduar edicionin e 13-të. Një vit i cilësuar si sfidues nga organizatorët kryesisht për shkak të pandemisë, mirëpo edhe sfidave personale që kanë pasur gjatë kësaj kohe drejtuesit e festivalit, regjisori Fatos Berisha dhe producentja Vjosa Berisha. Një javë e jashtëzakonshme me rrethana të pazakonta…
    Tags: të, për, në, një, që, dhe, kulturë
  • 98
    “Another Round” me historinë e mësimdhënësve fiton “Oscarin” e EvropësFilmi “Another Round” i regjisorit Thomas Vinerberg triumfoi të shtunën mbrëma në “European Film Awards” duke fituar në çdo kategori të nominuar: për filmin me të mirë, regjisorin, aktorin (Mads Mikkelsen) dhe skenarin më të mirë (Vinterberg dhe Tobias Lindholm). Drama e cila është propozimi i Danimarkës për kategorinë ndërkombëtarë…
    Tags: të, për, në, dhe, që, një, kulturë
  • 96
    Filmi “Zgjoi” pjesë e festivalit të njohur SundanceFilmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen…
    Tags: të, në, për, dhe, që, një, kulturë
  • 96
    Ramë Lahaj: “Për ty Atdhe” ia kisha borxh Tiranës e ShqipërisëKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim tenorin e mirënjohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili me rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, ka sjellë një dhuratë të çmuar për mbarë kombin shqiptar në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky 29 nëntor e ka gjetur…
    Tags: të, për, në, që, një, dhe, është, kulturë
Comments