Kulturë

Filmi “Zgjoi” pjesë e festivalit të njohur Sundance

Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj sajë. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetëveten.

Regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli në lidhje me pjesëmarrjen në Sundance u shpreh jashtëzakonisht e lumtur, e në veçanti për temën që shtjellon ky film, për gratë e suksesshme të Krushës së Madhe: “Një falenderim i veçantë është për zonjën Fahrije Hoti, e cila ndau me ne tregimin e saj, tregim i cili ishte inspirimi i vërtetë për mua si grua e shpresoj të jetë edhe për shumë gra e vajza të tjera”. Regjisorja Basholli falenderoi edhe të gjithë ekipin e filmit për të cilin u shpreh se: “ ishte një kombinim perfekt i një grupi filmbërësish nga shumë vende të ndryshme që kontribuan jashtë mase në të gjitha fazat e realizimit të filmit”.

“Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 5 vjeçare do të sjellim para publikut një rrëfim shumë të rëndësish për ne, dua të falenderoj të gjithë ekipin dhe regjisoren Basholli e në veçanti zonjën Fahrije që na besoi tregimin e sajë që ta realizojmë në film”. – u shpreh producenti kryesor i filmit Yll Uka.

Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, bashkëproducent Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.

“Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Shkrimtarët bashkohen në peticionin që përkrah libraritëLibraritë e mbyllura në Londër. Matt Haig, Malorie Blackman dhe Adam Kay janë në mesin e qindra shkrimtarëve që janë bërë bashkë në një iniciativë të përbashkët për të inkurajuar lexuesit që të blejnë libra nga librashitësit e tyre lokalë, pasi një bllokim i dytë në Angli i detyron dyqanet…
    Tags: të, në, për, dhe, që, një, kulturë
  • 99
    “Another Round” me historinë e mësimdhënësve fiton “Oscarin” e EvropësFilmi “Another Round” i regjisorit Thomas Vinerberg triumfoi të shtunën mbrëma në “European Film Awards” duke fituar në çdo kategori të nominuar: për filmin me të mirë, regjisorin, aktorin (Mads Mikkelsen) dhe skenarin më të mirë (Vinterberg dhe Tobias Lindholm). Drama e cila është propozimi i Danimarkës për kategorinë ndërkombëtarë…
    Tags: të, për, në, dhe, që, një, kulturë
  • 97
    Koronavirusi si inspirim i skenës kulturore"Kultura nuk është gjithçka", është shkruar në tabelën e kinemasë, "por pa kulturë, asgjë nuk ka më vlerë!” Pandemia e koronavirusit, në të vërtetë, ka lënë vragë në arte dhe në skenën kulturore. Çfarëdo fjalësh inkurajuese që kanë thënë politikanët gjatë këtyre muajve të fundit, prapëseprapë kanë tingëlluar të pashpresë…
    Tags: të, në, që, për, dhe, kulturë
  • 97
    "Artistët për artistin" nëpër Kosovë me art e solidarizimPër rreth dy muaj, çdo të enjte, artistët janë bashkuar duke respektuar distancën në kafenenë “Speak Easy” në kryeqytet. Por nga aty veprat do të rrugëtojnë nëpër galeri të qyteteve të tjera të Kosovës. “Edhe një javë jemi këtu dhe pas kësaj do të vazhdojmë nëpër atelietë e kolegëve nëpër…
    Tags: të, në, për, që, dhe, kulturë
  • 96
    Filmat e Kosovës në Trieste prekin emigrimin dhe temat socialeFestivali i Filmit në Trieste ka publikuar programin e tij për edicionin e 32-të. Ai që njihet si vendtakimi më i rëndësishëm italian me kinematë e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, ka përfshirë filma që janë realizuar në bazë të novelave që u rezistuan viteve, shpërfaqin grackat e shoqërisë, vuajtjet…
    Tags: të, në, për, që, një, dhe, kulturë
Comments