Inkurajime

Fjalët Që Thua!

Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. – Fjalët E Urta 18:21

Apostulli Pjetër na thotë qartë se të shijosh jetën, të shohësh ditë të mira dhe të kesh një mendje e gojë pozitive, janë të lidhura së bashku. Nëse i ndryshojmë fjalët, mund të ndryshojmë jetën tonë!

Gojët tona shprehin çfarë ne mendojmë, ndjejmë dhe dëshirojmë. Mendja jonë na tregon çfarë të mendojmë, jo domosdoshmërish çfarë Perëndia mendon. Vullneti ynë na thotë atë që ne dëshirojmë, jo çfarë Perëndia dëshiron. Emocionet tona na thonë çfarë ne ndjejmë, jo çfarë Perëndia ndjen. Ndërsa shpirti ynë pastrohet, ai stërvitet të mbajë mendimet, dëshirat dhe ndjenjat e Perëndisë; atëherë do të fillojmë të flasim për jetë në vend të vdekjes.

Fjalët tuaja, si refleksione të mendimeve tuaja, kanë fuqinë të sjellin bekim ose shkatërrim jo vetëm për jetën tënde por gjithashtu për jetët e shumë të tjerëve. Tek 1 Korintasve 2:16, Fjala e Perëndisë na mëson që ne kemi mendjen e Krishtit dhe mbajmë mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e zemrës së Tij. Ne nuk i manifestojmë ato gjatë të gjithë kohës, por ne jemi duke u rritur çdo ditë dhe duke u transformuar në imazhin e Krishtit. Ai që ka nisur një punë të mirë në ne, do ta përfundojë atë ( Filipianëve 1:6). Sa më pranë Perëndisë të vijmë, aq më shpejt do të përjetojmë fitoren në mendjen, gojën, gjendjen shpirtërore dhe qëndrimet tona të këqija.

Pavarësisht se sa larg duhet të shkoni, e di që mund të ndry- shoni sepse unë e bëra. U desh kohë dhe “ndihmat e shumta” të Frymës së Shenjtë, por ia vlejti.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Të Shpejtë Për Të FalurPor jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. – EFESIANËVE 4:32 Bibla na mëson të falim “lehtësisht dhe lirisht”. Ky është standardi që Perëndia ka për ne, pavarësisht se si ndihemi ne për këtë. Ne duhet të…
    Tags: të, dhe, që, ne, inkurajime
  • 96
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 96
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 96
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 96
    Të japësh dhe të marrëshAtëherë ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.” – Luka 3:11 Shkencëtarët kanë shpjeguar qartë ligjet natyrore që kanë qenë në veprim që nga krijimi. Këto ligje…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments