Mesazh

Fokusohuni në Madhështinë e Perëndisë!

Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.-1 e Kronikave 29 :11

Çfarë mendoni kur dëgjoni fjalën, madhështi? A e imagjinoni një mbretëreshë me kurorë në kokë dhe me  xhevahire të shumta? Apo ju vjen në mëndje qielli në errësirën e natës, i spërkatur me triliona yje që shkëlqejnë. Madhështia nënkupton bukuri, dinjitet dhe fuqi mbresëlënëse.

Në botën tonë të përparuar teknologjikisht, shpesh e transferojmë Perëndinë në një ndihmës që na e bën jetën më të mirë. Na ka  humbur nga sytë madhështia e Zotit. Më shumë se 50 vjet më parë A.W. Tozer shkroi, “Humbja e ndjesisë  së madhështisë solli  humbjen  e të pasurit frikën e Zotit  dhe e vetëdijes së pranisë së Tij hyjnore. Kemi humbur shpirtin tonë adhurues  dhe aftësinë për të qëndruar në heshjte  me pritje për të takuar Zotin .” Përqendrimi në madhështinë e Zotit na kujton se Ai është Zot dhe jo ne!

Në të gjithë Shkrimin gjenden vargje që përshkruajnë madhështinë e Perëndisë. “Zit rrethohet  nga një madhështi e jashtëzakonshme.” (Jobi 37:22) Ai është «i veshur me shkëlqim dhe madhështi». (Psalmi 104:1) Dora e tij e djathtë është «madhështore në fuqi». (Eksodi 15:6) «Sa madhështor është emri [i tij] mbi gjithë dheun.» (Psalmi 8:9) «Zëri i Zotit është madhështor.» (Psalmi 29:4)

Psalmi 8 na shtyn të deklarojmë: “Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot!” Kur bashkojmë pikëpamjen më  të lartë për Zotin, me dashurinë e Tij sakrifikuese, të pafundme për ne, do ta gjejmë veten të paaftë për të bërë gjë veçse të përgjigjemi në adhurim.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen…
    Tags: të, në, dhe, një, që, është, mesazh
  • 88
    Autoriteti i Fjalës“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4) Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është…
    Tags: të, që, për, një, në, është, dhe, mesazh
  • 87
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
  • 87
    Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16 Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën. A.Phillips, një studiues në Universitetin…
    Tags: të, dhe, në, që, një, më, është, për, mesazh
  • 86
    Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
Comments