Mesazh

Frika

dinë. Le të jetë Ai frika juaj. Le të jetë Ai tmerri juaj.”. Unë mendoj për frikën dhe atë që tundohemi të kemi frikë në jetët tona. Në mendje kam djalin tim katërvjeçar që vjen tek unë natën dhe me lot në sy më thotë: “Babi, kam frikë nga errësira.”. Dhe kështu e përqafoj atë. E marr në shtrat dhe i them: “Bir, ti nuk ke pse të kesh frikë nga errësira.”. Dhe pse? I them këtë: “Sepse Perëndia është me ty dhe Perëndia është më i madh se gjithçka që mund të ketë në errësirë. Pra, ti mund t’i besosh Perëndisë.”. Dhe kjo është pa dyshim një tablo me një katërvjeçar që ka frikë nga errësira, por mendoj se gjen zbatim për shumë gjëra në jetë. Ne tundohemi që të kemi frikë nga të gjitha llojet e gjërave. Çfarë mund të na ndodhë në këtë ose në atë mënyrë? Çfarë mund të na bëjë ky njeri? Por kur kuptojmë se kush është Zotit, dhe në fakt Zoti është me ne, atëherë ne kuptojmë se nuk kemi pse të kemi frikë nga asnjë njeri dhe nga asgjë në këtë botë.

Ne e dimë që Perëndia është më i madh se njeriu dhe më i madh se çdo gjë në botë, dhe ne mund t’i besojmë Atij. Pra, nëse do të kemi frikë, atëherë Shkrimi thotë se duhet të kemi frikë nga Perëndia. Ta nderojmë Atë dhe Ai është i shenjtë. Shkrimi thotë: “Shiheni Perëndinë si Atë që ka gjithë fuqinë, gjithë urtësinë dhe gjithë autoritetin.”. Është Ai prej të Cilit duhet të kemi frikë. Është Ai që ka gjithë fuqinë për të na bërë gjithçka dhe prapë, Ky Perëndi, në mëshirën e Tij, ka premtuar ta mbrojë popullin e Tij, ka premtuar të sigurojë për popullin e Tij, ka premtuar ta ndihmojë popullin e Tij, ka premtuar të jetë me popullin e Tij. Lavdia i qoftë Zotit. Ai prej të cilit vërtet duhet të kemi frikë është Ai që na do dhe është i përkushtuar të kujdeset për ne.

Perëndi, na ndihmo të të nderojmë për shenjtërinë Tënde. Nuk ka asnjë si Ti. Përveç Teje, nuk ka asnjë prej të cilit duhet të kemi frikë. Na ndihmo, të lutemi. Na ndihmo të kemi një frikë të shëndetshme ndaj Teje. Na ndihmo të kemi frikë nga gjithçka që nuk të nderon Ty si të shenjtë. Na ndihmo të kemi frikë nga gjithçka që nuk të kënaq Ty. Ne duam të të nderojmë. Ne duam të të kënaqim. Dhe të lavdërojmë për premtimet që na jep, që nuk duhet të kemi frikë nga askush dhe asgjë në botë, sepse Ti je me ne. Dhe Ti, në Krishtin, je për ne dhe ne të lavdërojmë. Dhe ne gjejmë paqe në Ty, duke mos pasur frikë nga askush dhe asgjë në këtë botë. Ne kemi frikë vetëm prej Teje. Dhe ne të besojmë vetëm Ty, ashtu si një katërvjeçar në shtratin e tij në errësirë duke thënë: “Mirë, unë mund t’i besoj Perëndisë. Nuk kam pse të kem frikë nga errësira.”.

Perëndi, Ti ke bërë që ky realitet të jetë i vërtetë në jetët tona sot. Dhe ne gjejmë paqe në Ty. Të druhemi vetëm Ty. Qoftë kështu në emrin e Jezusit. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    E vërteta e Ungjillit!Galatasve 1:6-8 janë kritike, jo vetëm për këtë Libër dhe për të kuptuar më mirë këtë libër në Bibël, por edhe për jetën e secilit prej nesh. Pali shkruan: ” Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i…
    Tags: të, që, dhe, në, ne, mesazh
  • 88
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 88
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 88
    Kishëmbjellës anonimë!Veprat e apostujve, kapitulli 11, vargjet 19 deri në 21. “Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve. Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe…
    Tags: të, në, dhe, që, nga, mesazh
  • 87
    Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
Comments