Inkurajime

Fryma në ne

Fryma punon vazhdimisht për t’i bërë besimtarët të ngjashëm me imazhin e Krishtit, në mënyrë që  të ndikojnë tek jobesimtarët.

Romakëve 8:1-17

Nëse jeni besimtar në Jezu Krishtin, Fryma e Perëndisë është duke vepruar në ju, pavarësisht nëse e ndjeni praninë e Tij apo jo. Ai po i transformon  të krishterët në  imazhin e Shpëtimtarit dhe dëshmi e këtij transformimi janë frytet e Frymës si: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli (Gal. 5: 22-23). Këto fryte nuk mund t’i krijojmë vetë, por  janë rezultat i një jete të dorëzuar ndaj Frymës  dhe bindjes ndaj Tij.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë ndikimin e fryteve të frymës ndërkohë që  jobesimtarët  na vëzhgojnë se si reagojmë ndaj presionit, tundimit, vuajtjes ose një sërë problemesh. Kur demostrojmë  paqe në vend të ankthit ose kur praktikojmë durimin në vend që të themi një fjalë tendecioze, jemi duke dhënë  dëshmi për bukurinë e ungjillit.

Një mënyrë se si Perëndia përdor jetët e mbushura me Frymë është të krijojë kuriozitet tek jobesimtari – dhe një derë të hapur ndaj mesazhit të shpëtimit. Kudo që të jeni ose çfarëdo që të bëni, mund të jeni  një dëshmitar i fuqishëm për Jezu Krishtin kur ecni në bindje ndaj Frymës së Shenjtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 95
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, dhe, në, që, një, mesazh, inkurajime
  • 95
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, në, dhe, një, mesazh, inkurajime
  • 94
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 94
    Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun,…
    Tags: të, dhe, që, për, mesazh, inkurajime
Comments