Fuqia e dashurisë
Perëndia i ofron dashurinë e Tij çdo personi, pavarësisht nga e kaluara e tij – dhe Ai dëshiron që ne të bëjmë të njëjtën gjë.
1 Korintasve 13:4-6
Pasazhi i sotëm na thotë se dashuria nuk “gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën” (vargu 6). Me fjalë të tjera, Perëndia nuk do që bijtë e Tij të mbajnë një sy mbyllur ndaj mëkatit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, të krishterët duhet të kërkojnë mënyra për t’i ndihmuar jobesimtarët të gjejnë dhe përjetojnë dashurinë e Atit për ta.
Zoti krijoi me dashuri secilin prej nesh, dhe megjithëse të gjithë jemi mëkatarë, kemi potencialin e duhur për t’u bërë diçka e mirë. Për Zotin edhe njeriun më i keq dhe më i korruptuar ia vlen të shpëtohet. Nga e dimë që kjo është e vërtetë? Sepse në vargun e parë që u mësojmë fëmijëve tanë të shkollës, Zoti tha se kushdo që beson në Birin e Tij do të ketë jetë të përjetshme (Gjoni 3:16). Dhe pse do ta bënte Ai këtë gjë? Përgjigja është e njëjtë sepse Zoti na do. Nuk mund të bëjmë asgjë për të merituar dashurinë e Tij. Zoti nuk funksionon në këtë mënyrë. Ai e do çdo person, pavarësisht sa i tmerrshëm mund të jetë mëkati i tij ose i saj.
Zoti kujdeset, ka mëshirë dhe dëshiron që të shpëtohen të gjithë. Ai nuk mban shënime për gabimet. Ai do pa kushte. Dhe Ai dëshiron që ne t’i duam të tjerët në të njëjtën mënyrë.
Related Posts
96
Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
96
Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…Tags: të, dhe, që, për, tij, inkurajime
96
Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22 A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij…Tags: të, dhe, që, ai, inkurajime
94
Shpëtimtari ynë i dashur dhe i dhembshur ofron strehim shpirtëror, fizik dhe emocional për të lënduarit. Malakia 3:6 Karakteri i Perëndisë nuk ndryshon kurrë – Jezu Krishti mbetet gjithmonë i njëjtë. Çfarë ngushëllimi për besimtarët! Dhe sa më mirë ta njohim Atë, aq më e lehtë do të jetë t’i…Tags: të, për, dhe, ai, inkurajime
94
Në kohën e Jezusit zakonisht mësohej se vuajtja është gjykim. Për shembull, kur dishepujt e Jezusit takuan një burrë të lindur të verbër, ata e pyetën Atë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” (Gjoni 9:2). Dhe Jezusi mori kohë për të korrigjuar këtë…Tags: të, për, që, inkurajime