Inkurajime

Fuqia e lutjes në zgjidhjen e problemit!

Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni``.-Mateu 21 :22

Natyrshëm njerëzit  kërkojnë ti zgjidhin problemet vetë. Si fillim bëjmë planet tona dhe më pas ja themi Perëndisë dhe i kërkojmë të na ndihmojë t’i realizojmë ato plane. Shumë shpesh, zgjidhjet tona rezultojnë të mos jenë zgjidhjet e Zotit. Edhe të krishterët e hershëm luftuan me këto mëndësi.

Kur Pjetri u burgos padrejtësisht, kisha e hershme u përball me problemin se si ta nxirrte Pjetrin nga burgu (Veprat e Apostujve 12). Mund  t’a provonin të sulmonin burgun e ruajtur mirë, me forcë. Mund të kishin bërë kërkesë për lirimin e Pjetrit sipas të drejtave të tyre, nëse do të ishin qytetarë romakë. Ose, kisha mund të kishte ndjekur  rrugën e paligjshme duke u përpjekur të korruptonte Herodin, por Perëndia nuk i inkurajon kurrë fëmijët e Tij të mashtrojnë ose të merren me korrupsion. Mund edhe të kishin protestuar jashtë burgut për të  ndërgjegjësuar opinion publiku për burgosjen e padrejtë të Pjetrit.

Në vend të kësaj, avokatët e Pjetrit bënë diçka në dukje të palogjikshme – ata u mblodhën për t’u lutur. Luka thotë: “Por kisha i lutej me zell Perëndisë për të” (Veprat 12:5). Ndoshta armiqtë e tyre i përqeshën. Megjithatë, lutja rezultoi shumë efektive. Perëndia i dëgjoi dhe iu përgjigj lutjes së kishës dhe hapi në mënyrë dramatike dyert e burgut për ta liruar Pjetrin natën. Edhe vetë ata që luteshin me zell u tronditën!

Kur përballemi me probleme të vështira, është e natyrshme të kërkojmë për zgjidhje. Por le të shkojmë së pari te Zoti! Zgjidhja e Zotit mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga e jotja. Lutja nuk është mosveprim, por një akt besimi. Mund të shikojmë për zgjidhje të problemeve tona, por kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e lutjes. Zoti nuk është i kufizuar siç jemi ne.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Mesia- drita e botës!Leximi profetik i kësaj jave hapet me fjalët: “Çohu dhe Shkëlqe! Sepse drita jote ka ardhur.” Ky pasazh duhet parë nga këndvështrimi i ardhjes së Mesias. Nuk është vetëm Lavdia e Perëndisë që do kthehet, por ardhja e Vetë Mesisë për të vendosur Mbretërinë. Është e rëndësishme të vërehet se…
    Tags: të, mesazh, inkurajime
  • 96
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për bekimet…
    Tags: të, për, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të Ruash ZemrënRuaje zemrën tënde me shumë kujdes dhe mbi çdo gjë tjetër, sepse nga ajodalin burimet e jetës. – Fjalët e Urta 4:23 Te Libri i Fjalëve të Urta 4:23 thuhet të ruash zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Mendoni pak. Çfarë është apo keni në zemrën…
    Tags: të, mesazh, inkurajime
  • 95
    Projektimi i brendshëm … nga PerëndiaA e di se Bibla flet edhe mbi mobilimin e shtëpisë tënde? Shkruesi i Fjalëve të urta ka thënë” Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”( Fjalët e Urta 24:3-4) Më lejo të përsëris pjesën…
    Tags: të, mesazh, inkurajime
  • 95
    Komunikimi në marrëdhënien tënde me PerëndinëJini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18 Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën…
    Tags: të, për, mesazh, inkurajime
Comments