Mesazh

Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!

Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40

Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje ai takoi  gruan e tij të ardhshme dhe vendosën t’a bënin ceremoninë e martesës afër Krishtlindjes. Xhejson e bleu biletën disa muaj në advancë për gati 1000 dollarë. Por ndërsa dasma po afrohej, Xhejson  kuptoi se e kishte blerë gabimisht biletën për nëntorin dhe avioni i tij  kishte ikur pa të një muaj më parë. Xhejson  u mërzit shumë sepse nuk kishte mundësi të blinte biletë tjetër.

Edhe pse pothuajse nuk e njihte fare, gjyshja e Metit ia bleu biletën Xhejsonit. Ndoshta nga atmosfera e Krishtlindjes, por Xhejson nuk mund të ndalte së menduari për mënyrën se si ndihej të merrte një dhuratë kaq bujare dhe në pamundësi për t’a shlyer. Ishte vlerësuese edhe përulëse. Falja e një borxhi mund të transformojë një jetë. Ndjesia e të qënit i zgjedhur nga një det njerëzish në nevojë është të ndjehesh i parë dhe jo i harruar. Kjo është ajo që ndjen kur merr hirin e Perëndisë.

Për shkak të dhuratës bujare, Xhejson vendosi që kur të kishte mundësi për t’i dhënë të njëjtin hir dikujt tjetër në të ardhmen, do ta bënte. Vite më vonë, ai u bë pjesë e një shërbese  burgu dhe e pati këtë mundësi vazhdimisht. Xhejson dha kohë dhe para për të ndihmuar të burgosurit e lënë në harresë sikur të mos ekzistonin fare. Jezusi na thotë se të kujdesesh për vëllezërit dhe motrat më të vegjël është si të tregosh dashuri për Vetë Jezusin (Mateu 25:40). Hiri i Perëndisë nuk mungon kurrë për të nxjerrë një të burgosur nga turma.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sa është mjaftueshëm?Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Ruaje maturinë dhe të menduarit. Ata do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një nur në qafën tënde. – Fjalët e Urta 3:21-22 Sa është mjaftueshëm? Për të qenë i sinqertë me ju, kjo është një pyetje…
    Tags: të, për, dhe, një, në, mesazh
  • 98
    Kuptimi i jetësLuftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë…
    Tags: të, një, dhe, për, mesazh
  • 98
    Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju! 2 Timoteut 2:20-22 A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 98
    Mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten!Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 97
    Besnikëria!Xhorxh MacDonald dikur shkroi: “Të të besojnë është një kompliment më i mirë sesa të të duan”. Ju mund ta doni një person, por a i besoni atij personi me jetën, zemrën dhe gjithçka që përfshihet në jetën tuaj? Shpeshherë, jemi të kujdesshëm të themi gjërat e duhura duke mos…
    Tags: të, dhe, në, një, mesazh
Comments