Gëzimi i miqësive!
Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh.
Fjalët e urta 18:24
Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti është se nuk kemi shumë miq të vërtetë—me fjalë të tjera, ata që mbeten besnikë pavarësisht rrethanave.
Shumica e njerëzve dëshirojnë miqësi të ngushta. Në fakt, Perëndia na krijoi që të kemi nevojë për marrëdhënie me njëri-tjetrin. Pa to, mund të vuajmë lehtësisht nga vetmia dhe depresioni. Megjithatë, miqësitë e shëndetshme nuk ndodhin si me magji. Por kërkojnë përpjekje të qëllimshme.
Për të krishterët, qëllimi është të zgjedhin miq të perëndishëm që ndajnë besimin tonë dhe kërkojnë të ecin në bindje me Zotin. Shokët tanë më të afërt duhet të jenë njerëz tek të cilët mund të mbështetemi për këshilla, mbështetje dhe inkurajim në kohë të vështira. Një komponent tjetër i rëndësishëm është angazhimi i ndërsjellë. Siç thotë vargu i sotëm, ne kemi nevojë për “një mik që qëndron më afër se një vëlla”.
Kjo afërsi e besueshme, intime është ajo që Zoti dëshiron për ne, por është një thesar i rrallë. Nëse keni miq të tillë, shprehuni atyre vlerësimin dhe admirimin tuaj. Dhe falenderoni Zotin që ju ka dhënë një dhuratë aq të çmuar.
Related Posts
100
Isaia 39:8 –Ezekia i tha pastaj Isaias: «Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë». Pastaj shtoi: «Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime». Me qëllim që të kuptojmë çfarë nuk shkon me atë që Ezekia i tha Isaia, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi…Tags: të, që, për, dhe, mesazh
100
Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po prisni…Tags: të, për, që, dhe, mesazh
100
(Ju siguroj) Përditë unë po vdes (çdo ditë përballem me vdekjen) për shkak të mburrjes për ju (për bashkësinë dhe unitetin me Krishtin), që kam në Krishtin Jezus, Zotin tonë. – 1 Korintasve 15:31 Egoizmi nuk është një sjellje e mësuar, ne kemi lindur me të. Por kur pranojmë Jezusin…Tags: të, për, dhe, që, mesazh
98
Efesianëve, kapitulli 4, vargu 29 thotë: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.” Ky është një varg, mes shumë të tjerëve, që është shumë praktik tek Efesianëve kapitulli 4, i…Tags: të, që, për, mesazh
98
Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin. Interesant është fakti se…Tags: të, që, dhe, mesazh