Uncategorised

Gjej kënaqësi në Zotin!

Fjala kënaqësi do të thotë “të fitosh kënaqësi, përmbushje dhe lumturi të madhe”. A nuk është ky lloji i marrëdhënies që dëshironi me Zotin – një marrëdhënie në të cilën ju dhe Ai kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit? Epo, edhe Zoti e dëshiron atë lloj miqësie  dhe e vetmja mënyrë se si mund t’a arrijmë atë lloj miqësie është përmes përkushtimit, besimit dhe durimit.

Së pari, një besimtar duhet t’ia përkushtojë rrugët e tij ose të saj Zotit. Kjo do të thotë që ne e ftojmë Atë të shqyrtojë dëshirat dhe planet tona dhe të ndryshojë çdo gjë që nuk i përshtatet qëllimit ose planit të Tij për jetën tonë.

Së dyti, një besimtar duhet t’i besojë Zotit. Kush është më i denjë për besimin tonë se Ati, i cili e dha Jezu Krishtin për të na shpëtuar nga mëkatet tona?  Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të? (Romakëve 8:32).

Së treti, një besimtar duhet të gjejë prehje në Zotin. Kur shqetësohemi, as nuk I dedikohemi Zotit dhe as nuk besojmë tek Ai. Të presësh te Perëndia nuk është e lehtë, por vetëm Ai e di kur duhet të ndodhin gjërat.

Gëzimi i miqësisë  sonë me Zotin kërkon përpjekje,por janë përpjekje dashurie– sepse jemi krijuar të gjejmë kënaqësi në praninë e Perëndisë. Kënaqësia më e madhe që mund të përjetojmë është të ecim dorë për dore me Atin tonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Si të jesh një nënë beqare e suksesshme?Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to.…
    Tags: të, dhe, uncategorised
  • 92
    Si mund të kesh një gjumë të ëmbël në një botë të pasigurt?Fjalët e urta, kapitulli 3, vargjet 23 deri në 26. Dëgjoni këtë premtim, kur kemi frikën e Zotit dhe kur marrim dituri prej Tij. Bibla thotë: “Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk…
    Tags: të, dhe, uncategorised
  • 91
    Lejoni dritën tuaj të shkëlqejë!Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej. – Mateu 5:16 Filozofi dhe oratori i famshëm Edmund Bruk tha: “Ajo që është e nevojshme për triumfin e të ligut është që njerëzit e mirë të…
    Tags: të, nuk, uncategorised
  • 89
      Pas një pauze pandemike, me datën 16 tetor, me Kori Siparantum do të udhëtojmë për në Kroaci. Do të jemi pjesë e garës ndërkombëtare të muzikës korale; XII. International Choir Competition “The Golen Lime of Tuhelj” – Kroaci. Siparantum do të përfaqëson Republikën e Kosovës për herë të parë…
    Tags: të, dhe, uncategorised
  • 89
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, dhe, nuk, uncategorised
Comments