Mesazh

Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!

I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë.

Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë dhe askush nuk është e thënë që një person i vetëm t’i kryejë të gjitha.

Punëtorët më të fortë merren me punët e rënda si lëvizja e mobiljeve ose vazot e rënda të pemëve, ndërsa ata me gishta të shkathët pastrojnë pluhurin nga hapësirat e vogla. Të vegjlit energjikë çojnë në vend furnizimet, ndërsa të tjerët përgatisin pije freskuese për të gjithë. Kur i gjithë kongregacioni punon si ekip, të gjitha detyrat përfundojnë në kohë dhe të gjithë dalin të fituar.

Çelësi është reciprociteti. Në marrëdhëniet e ndërsjella, ne nuk jemi gjithmonë njësoj, por duhet të jemi po aq të përkushtuar për të ndihmuar sa të mundemi me aftësitë dhe talentet që Perëndia na ka dhënë. Siç tha apostulli Pal në 1 Korintasve 12:14-18, “Trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë” dhe ” Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.”

Mendoni për këtë gjë:

A e përmbushni rolin që keni në trupin e Kishës suaj? Nëse jo, çfarë mund të filloni të bëni në mënyrë që trupi të bekohet fuqishëm?

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 100
    Të gjitha gjërat do të veniten një ditë!Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.- Isaia 40:8 Mendoni për të gjitha gjërat përreth tani. Pa dyshim që nuk e di se ku jeni, jeni ulur apo jeni në këmbë, por shihni botën përreth jush dhe gjithë gjërat që do të veniten, bari, lulet, çdo…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 98
    Si të meditojmë mbi Shkrimin?Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2 Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi  të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për…
    Tags: të, në, që, mesazh
  • 98
    vendimet e vështiraSepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. – Hebrenjve 4:15 Është e rëndësishme të marrim vendimet e duhura, veçanërisht në mes të dhimbjeve, shkurajimit, acarimit dhe pështjellimit, kur zgjedhja…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 98
    Jo forca jonë, por forca e Zotit!“Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”-Eksodi 4:13 Është një varg i shkurtër, por me një domethënie marramendëse për atë që ne jemi, për atë që Zoti është, për atë që lutemi dhe për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Më lejoni t’jua…
    Tags: të, që, për, mesazh
Comments