Kulturë

“Gratë në art” me ngjyrat e shpresës dhe tejkalimit të vuajtjeve

Në çdo punim nga qeramika, punuar nga gratë, të mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë, ekspozuar në kuadër të projektit “Gratë në art”, fshihet nga një rrëfim. Të gjendura përballë turpit dhe stigmës në shoqërinë kosovare, kjo pjesë e shoqërisë e ka të vështirë që të flasë për ato që u kanë ndodhur. Një terapi shëruese po del që të jetë arti. Përmes veprave artistike, 20 gra që u bënë pjesë e projektit shfaqen gjendjen e tyre shpirtërore.

Me ngjyra në punimet e tyre reflektojnë shpresë, qetësi, por ende vërehen edhe turbulencat që ato ndiejnë përbrenda. Në disa punime mbizotëron ngjyra e zezë, por edhe përshkrimet për njerëzit që i kanë për zemër. “O bir!..”, është përshkrimi në njërin nga punimet mbi të cilin është vizatuar edhe një zemër me të bardhë. Punimet e tjera veçohen për format e ndryshme gjeometrike, forma të çrregullta të njerëzve, lulet e ndryshme, përshirë këtu edhe lulen anemone, e deri të gjallesat ujore. Të gjitha punimet janë në shitje dhe do të qëndrojnë të ekspozuara gjatë gjithë vitit në dyqanin që gjendet tek rruga “Justiniani”, në lagjen “Pejton” te kompleksi i lokaleve prapa Katedrales. Me mjetet që do të grumbullohen synohet të kontribuohet në mbështetje ekonomike të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë, e që vlerësohet se janë rreth 20 mijë.

Artistja Blerta Syla – Surroi, e cila për dy javë punoi nga afër me këto gra dhe ua mësoi zanatin e artit në qeramikë, ka thënë se pikërisht arti është gjuha më e mirë për të komunikuar. Këtë, sipas saj, e ka dëshmuar edhe kjo punëtori.

Sipas saj, në fillim gratë kanë hezituar që të bëhen pjesë e projektit. Mirëpo kur kanë nisur punën, Syla-Surroi ka thënë se ato janë çliruar aq shumë, saqë kanë harruar edhe hallet e tyre e janë shoqëruar me njëra-tjetrën.

Ngjyrat i kanë lënë mbresa edhe aktores Anisa Ismajli, e cila ishte në kërkim të një dhurate për një mike.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se ky projekt është shumë kreativ, pasi që dhimbjen dhe rënkimet e grave i kthen në forcë, punë dhe angazhim. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    “Through Arts We Rise” në kohë pandemie kthen vëmendjen për të pastrehëtNë fillim të këtij viti artistja Alketa Xhafa-Mripa kishte themeluar një organizatë për të adresuar çështjet shoqërore nëpërmjet artit. E kishte titulluar “Through Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi). Këtë muaj artistja që jeton në Londër i është përveshur punës. Përmes kësaj organizate ka hapur thirrjen e parë për…
    Tags: të, që, në, për
  • 94
    Animatorët e rinj bashkohen për mesazhe vetëdijesuese në kohë pandemieDisa shtëpi me ngjyrë të kaltër, mbi to zemra të verdha dhe mbishkrimi “rri n’shpi” ngjyrë qielli, janë disa nga elementet që animatorja e re Lira Gjikolli i ka bërë bashkë në animacionin e saj 14-sekondash. Videoja e saj është e para e publikuar në rrjete sociale të martën, nga…
    Tags: të, në, që, për
  • 94
    “Nëntor i ftohtë” – fitues i dyfishtë në “South East European Film Festival”“South East European Film Festival” dekadën e tij të parë e ka shënuar më ndryshe në krahasim me vitet e tjera, është mbajtur online. Në këtë edicion të pazakontë, filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë”, që flet për vitet ’90, mori çmimin për aktoren më të mirë (Adriana Matoshi) dhe…
    Tags: të, në, që, për
  • 93
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 90
    Muzika bashkon korin “Siparantum” edhe në kohë izolimiKompozitori Memli Kelmendi këto ditë po qëndron në shtëpinë e tij në Pejë së bashku me anëtarët e familjes. Për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga virusi COVID-19, përditshmëria e tij ka ndryshuar. Madje edhe mënyra e ligjërimit. Këto ditë ai me nxënësit e…
    Tags: të, në, edhe, për
Comments