Inkurajime

Guximi për të pritur!

Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë.

Hagai 2:4-9

Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon në imagjinatën e tij shumë kohë përpara se të mbillet fara e parë. Fermeri duhet të shpresojë për të korra të mira, një korrje me bollëk—dhe kjo shpresë ushqen punën e tij të palodhur edhe pse nuk e di fundin se çfarë do të ndodhë.

Judenjtë që u kthyen në Jeruzalem pas gati 70 vjetësh në mërgim u përballën me një dilemë të ngjashme. Ata gjetën rrënoja aty ku dikur qëndronte tempulli i tyre i bukur dhe rindërtimi i tij dukej e pamundur. Njerëzit kishin nevojë për shpresë për të riaktivizuar imagjinatën e tyre për punën e vështirë që i priste.

“Unë jam me ju,” tha Perëndia, duke u dhënë atyre shpresën e pranisë dhe fuqisë së Tij. Ai “e zgjoi frymën” e udhëheqësve të Izraelit, Zorobabelit dhe Jozueut, dhe bëri të njëjtën gjë për popullin (Hagai 1:13-15). Pastaj Ai u dha një fjalë për pritjen – duke thënë se gjërat do të ndryshonin “pas pak”. Që ta shihnin lavdinë që po vinte, Perëndia u tha të merrnin guxim dhe të punonin. Pastaj Ai premtoi: “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit,… dhe në këtë vend unë do të sjell paqen” (Hagai 2:4-9).

Kur shpresat tona për të ardhmen veniten, le të kujtojmë se plani i Perëndisë për ta bërë “lavdinë e fundit” më të madhe vlen edhe për ne. Ai i shpengon të gjitha gjërat – madje edhe ato që duken të pashpengueshme. Kështu që  le të marrim guxim dhe të vazhdojmë të punojmë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të thirrur veçmas për të pushuar!“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31 A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 100
    Mos e Humb Veten TëndeKush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39 Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë. Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 97
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, për, inkurajime
Comments