Informacione

Hapat për një jetë të shëndetshme

Herë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për TV7 Albania ndan disa praktika të rëndësishme që do t”ju vlejnë në jetën tuaj.

Ndalni çastin. Një nga gjërat e para që duhet të bëni është të merrni kohë çdo ditë, një çast për të menduar se çfarë është e mire në jetën tuaj dhe me çfarë jeni të bekuar. Disa njerëz e bëjnë këtë përmes lutjes. Ky është një shembull i përsosur. Të tjerë, mund ta bëjnë këtë përmes meditimit. Mund të merrni disa minuta në ditë e të fokusoheni tek ajo që keni. Të qënurit mirënjohës për këtë, do t’ju ndihmojë të reduktoni shqetësimet.

Identifikoni një sistem që funksion për ju. Duhet identifikuar një sistem që funksion për ju. Disa njerëz përdorin kalendarë me listë me disa gjëra, për të funksionuar më mirë, qoftë elektronikisht, qoftë në letër. Është e rëndësishme që të keni një plan ose program ku të jeni në gjendje të planifikoni gjërat, javën dhe ditët në vijim. Por, gjithashtu, kjo është e rëndësishme për të lejuar ndërprerjet e paqëllimshme. Kjo do të thotë se edhe pse diçka mund të mos shkojë siç e kishit planifikuar, duhet të jeni të përgatitur që ajo gjë mund të ndodhë. Përmbledhja apo struktura e përgjithshme për javën mbetet thelbësore pasi do t”iu mbajë larg nga shqetësimi toksik.

Programoni kohë të lirë për argëtim. Shumë persona, në programin e tyre vendosin gjërat më të rëndësishme për punët, takimet ose vendet ku duhet të shkojnë. Programi juaj mund të mbushet me të gjitha këto detyrime por mos harroni të gjeni kohë për veten tuaj, për të bërë diçka që ju vërtet e shijoni. Inkorporimi i këtyre gjërave është i rëndësishëm për një jetesë të shëndetshme.
Copëzoni punët. Një mënyrë sesi punët të duken më pak të lodhshme, është duke i ndarë ato në punë më të vogla dhe më të menaxhueshme. Ndonjëherë shihni listën e gjërave që duhen bërë dhe mbingarkoheni nga projekti që po afron, më pas filloni të shqetësohemi për të. Me qëllim që ta parandaloni, merreni këtë punë e ndajeni në detyra më të vogla. E shtrini në një kornizë kohore më të gjatë, në mënyrë që puna të duket më e menaxhueshme.

Përcaktoni kohën tuaj të frytshme. Disa njerëz punojnë në mëngjes, disa në mbrëmje. Varet kur ju ndiheni më energjikë. Nëse keni një punë të rëndësishme, sigurohuni ta kryeni atë kur ndjeheni më energjikë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
  • 95
    Natyropatia- Këshilla të rëndësishme!Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…
    Tags: të, në, informacione
  • 95
    Alergjitë stinore-kur duhet të drejtoheni tek mjeku?Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
    Tags: të, në, informacione
  • 93
    Të krishterët në veri-lindje të Indisë po përballen me sulme për shkak të një konflikti të ashpër mes dy grupeve etnike në një nga rajonet e këtij vendi, në Manipur. Për pasojë 73 persona kanë ndërruar jetë dhe më shumë se 400 kisha janë shkatërruar. Të krishterët që përbëjnë rreth…
    Tags: të, në, për, informacione
  • 92
    Zbulime të reja në IzraelDalin në pah të tjera zbulime arkeologjike në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një Kanal rrethues më shumë se një mijë vjeçar që mbushej me ujë dhe përdorej si mbrojtje për muret e qytetit. Së bashku më të janë gjetur edhe shenja duarsh. Drejtuesi…
    Tags: të, në, informacione
Comments