Mesazh

Heshtja e Zotit!

Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne, kur duam të dëgjojmë një fjalë nga dikush që e duam por hasemi me heshtjen. E cila mund të jetë shkatërruese.

Lexoni Zanafillën 17. Vini re se si fillon ky kapitull: “Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, . . ..” (v. 1). Kjo do të thotë se kishin kaluar trembëdhjetë vjet nga mbyllja e kapitullit 16. Dhe gjatë asaj kohe, duket se Zoti ka heshtur. Asnjë fjalë inkurajimi. Asnjë fjalë kujtuese lidhur me premtimet e Tij. Asgjë.

Bibla nuk na tregon saktësisht pse Perëndia zgjodhi të mos fliste me Abrahamin dhe Sarën gjatë kësaj periudhe kohore. Ndoshta Ai donte që besimi i Abrahamit dhe Sarës të rritej në një shkallë të tillë që të bëhej i palëkundur. Ose ndoshta Perëndia po përpiqej të nguliste në zemrat dhe në mendjet e tyre pasojat e mëkatit të tyre të vrullshëm të vrapimit përpara Perëndisë dhe të mos priturit për Të. Kujtoni se: Sara dhe Abrahami vendosën se do të ishte një ide e mirë të “ndihmonin” Perëndinë të mbante premtimet e Tij, kështu që Abrahami pati një fëmijë me shërbëtoren e Sarës, Agarin. Ose mbase Zoti po përpiqej t’i bëntë të arrinin fundin e vetes.

Ne e dimë se çdo fjalë që thotë Zoti është për një qëllim dhe çdo kohë heshtjeje prej Tij ka po të njëjtin qëllim. Çfarëdo që Perëndia po punonte në zemrat e Abrahamit dhe Sarës, ishte për t’i përgatitur ata për atë që do të vinte më pas.

Kur lutesh dhe dëgjon vetëm heshtje nga qielli, Zoti po punon në atë heshtje. Ndoshta është heshtja e qortimit të Tij të dashur—Perëndia po ju çliron nga ndonjë mëkat kokëfortë në jetën tuaj. Ndoshta është heshtja e mëshirës—Perëndia po ju jep kohë për të reflektuar mbi mirësinë e Tij. Ose ndoshta është heshtja e pritjes. Perëndia dëshiron që ju t’i besoni Atij dhe të pushoni në premtimet e Tij. Ai nuk ju ka harruar. Në ato momente, lutja juaj le të jetë: “Zot, çfarëdo që të jetë ajo që po përpiqesh të më mësosh, më ndihmo të kuptoj dhe të dorëzohem në Ty”.

Lutje: Atë, faleminderit që, megjithëse ndonjëherë hesht, je gjithmonë me mua dhe heshtja jote ka gjithmonë një qëllim. Më ndihmo të të dëgjoj  zërin në çfarëdo mënyre që ti zgjedh për të më folur. Më ndihmo të kuptoj dhe të kem besim të madh ndërsa pres  në Ty. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Zoti është pjesa ime,” thotë shpirti im, “prandaj do të kem shpresë tek ai. – (Vajtimet 3:24).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Sakrifica në martesë!Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe (edhe) të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri (përkushtimi i arsyeshëm, i qëllimshëm dhe frymëror është i frymëzuar nga dashuria e Perëndisë për dhe në ne), do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. – 1 Korintasve 13:1…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh
  • 100
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
Comments