Mesazh

Hiri dhe e vërteta

Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit (Gjoni 1:17).

Kur William MacKay u largua nga shtëpia për të shkuar në kolegj, nëna e tij i dha një Bibël.  Në faqen e parë të Biblës, ajo i la një nënshkrim. “ Për William MacKay, nga nëna jote ”. Gjithashtu  shkroi edhe datën. Por William nuk ishte aspak i interesuar për këtë libër.  Ai nuk besonte njësoj si ajo. Në fund të fundit ai ishte i ri dhe jeta ishte shumë tërheqëse.

Henrietta Mears, ishte  një grua e perëndishme. Ajo  shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar  në kolegj me të rinjtë dhe  thoshte “Nuk është universiteti vendi ku njeriu e humbet besimin e tij. Thjesht, ky  person nuk e ka sjellë ndonjëherë besimin me vete.”

Ndoshta ky ishte edhe rasti i Williamit. Edhe pse ai ishte rritur në një shtëpi të Krishterë, ai nisi të mendojë për veten e tij si një ateist. Në jetën e tij nuk kishte vend për Perëndinë.

William MacKay u bë presidenti i parë i shoqërisë së ateistëve në Kanada. Më vonë në jetën e tij, ai fliste me keqardhje për këto vite. Ai tregonte se për të në atë kohë asgjë nuk ishte  “ mëkat i madh” për t’u bërë.  Në fund ai u bë një doktor.

Një ditë William ishte në dhomën e urgjencës, kur aty u soll një djalë i ri. Trupi i tij ishte  thyer keq, si pasojë e një rënieje. Djali ishte ende i vetëdijshëm . Ai pyeti se cilat ishin shanset e tij për të mbijetuar. Dr. William u përgjigj “ Djalosh, nuk ke më shumë se dy orë jetë.”

Djali i ri u përgjigj me të qetë, “ Është në rregull, Doktor. Unë jam gati,” dhe buzëqeshi.  Dr. William kishte parë shumë dhembje dhe vdekje, por u prek nga kjo situatë.

Ai e pyeti djalin “ A ka diçka që mund  të bëj për ty?” Djali u përgjigj, “ Po, më xhepin e pantallonave të mia kam një çek pagese.  Do të doja që t’ia nisnit atë  pronares së shtëpisë sime. I detyrohem asaj pagesën e dy javëve.  Kur t’i dërgoni  këtë çek, a mund t’i kërkoni që të më dërgojë librin? Doktori pyeti “ Cilin libër?” . Djali u përgjigj “ Ajo e di vetë. Vetëm kërkoji që ta dërgojë”

Dr. William dërgoi një prej ndihmësve të spitalit të kryente këtë porosi. Pastaj ai filloi të punonte me pacientët e tij, por gjatë ditës, ai nuk mundi të largojë nga mendja këtë djalë. Në fund të ditës, ai bëri diçka që se kishte bërë kurrë më parë. U kthye në urgjencë për të parë se kush kishte qenë fati i këtij djaloshi.

Ai pa se infermierja po dilte nga dhoma, ndaj e pyeti atë për gjendjen e tij. Infermierja i shpjegoi se ai sapo kishte vdekur. Ai i tha “ A e solli ndihmësi librin që kërkoi djali?” “Po, është  ende poshtë jastëkut të tij.” u përgjigj ajo.  Dr. William hyri brenda në dhomë dhe kërkoi librin poshtë jastëkut.

Aty gjendej një Bibël e vjetër dhe doktori e hapi atë më ngadalë. Në faqen e parë kishte një mbishkrim “ Për William MacKay, nga nëna jote,” dhe data e mbishkrimit. Ai menjëherë e njohu. Ishte shkrimi i nënës së tij dhe ky libër ishte Bibla që ajo i kishe dhënë,  kur u largua për në universitet. Williami e kishte lënë këtë Bibël peng vite më parë. Ai e mori Biblën, shkoi tek dhoma e mjekëve, mbylli derën me çelës dhe u ul në gjunjë. Ai i kërkoi Perëndisë mëshirë dhe falje. Dr. William u bë një apologjet i Krishterë dhe autori i librit, “ Hiri dhe e vërteta”. Ky ngelet ende një nga librat më të mirë që janë botuar mbi këtë subjekt.

Libri që ai kishte braktisur shumë vite më parë, ndryshoi jetën e njeriut që i ktheu shpinën Perëndisë. Zoti nuk kishte hequr dorë prej tij. Ai libër mund  të ndryshojë gjithashtu edhe jetën tënde. Shiko  në brendësi të tij. Ai ende mban çelësat që mund të hapin dyert e parajsës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 85
    Nënshtrohu vizionit të Zotit!Thirrja e Jonas për të dhënë dëshmi në Ninive nuk ishte detyrë e lehtë. Këta nuk ishin paganë paqësorë dhe të lehtë. Ky qytet i madh ishte kryeqyteti i perandorisë së lashtë Asiriane, një popull i njohur për dhunën dhe mizorinë e tij. Jona shpejt e harroi sovranitetin dhe madhështinë…
    Tags: të, dhe, në, për, nuk, një, që, ishte, tij, ai
  • 79
    Zoti është sovran mbi çdo rrethanëPavarësisht se ku na çon jeta, Zoti ka kontroll. Ai është sovran dhe Fjala e Tij premton se “në të gjitha gjërat Zoti punon për të mirën e atyre që e duan, të cilët janë thirrur sipas qëllimit të tij” (Romakëve 8:28).Jo vetëm disa gjëra. Jo vetëm zonat ku ndihemi rehat.…
    Tags: të, në, që, për, dhe, ai, mesazh
  • 79
    Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16 Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën. A.Phillips, një studiues në Universitetin…
    Tags: të, dhe, në, që, një, më, nga, për, mesazh
  • 79
    Kampionët vërtetë luten në errësirëProva e vërtetë e karakterit tonë nuk matet nga veprimet që bëjmë dhe as nga qëndrimet që paraqesim kur jemi në “skenë” dhe dritat ndriçojnë mbi ne. Prova e vërtetë e karakterit tonë matet kur askush nuk po shikon, përveç Zotit. Zotit nuk i bën përshtypje se sa vargje biblike…
    Tags: të, në, dhe, që, ai, nga, për, nuk, mesazh
  • 78
    afrohuni tek Ai”Fryma që qëndron në ne a dëshiron deri në smirë?” – Jakobi 4:5 A doni të afroheni me Perëndinë? Ai do që të jetë afër nesh. Vargu më sipër thotë që Fryma qëndron në ne dhe dëshiron deri në smirë me një dashuri xheloze. Pra, sa afër mund të jeni?…
    Tags: të, në, ai, që, më, për, dhe, mesazh
Comments