Mesazh

Hiri i Vetëkontrollit…

Kur Krishti banon brenda teje, ti ke të vërtetën, mirëbesimin dhe integritetin. Prandaj, kur vjedh nga të tjerët, po i vjedh vetes vetë karakterin e Krishtit.

Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur, duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishmëri, një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju. Shërbëtorët t’u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t’i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë, të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë. Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë.”  (Titit 2:6–12)

“Çfarë është kleptomania?”

Kleptomania është dështimi i përsëritur në rezistencën ndaj impulseve për të vjedhur sende të panevojshme, e shoqëruar kjo nga tensione subjektive përpara dhe shpërblime emocionale pas kryerjes së vjedhjes. Kleptomania nuk motivohet nga zemërimi, hakmarrja, deluzioni, apo nga ndonjë ç’rregullim tjetër.

Shkaqet e vjedhjes burojnë nga:

  • Vetëvlerësimi i ulët
  • Rendja pas suksesit të botës (materializëm)
  • Zilia për pronat e të tjerëve
  • Pritshmëria se do të ndihesh i përmbushur për shkak të gjërave që zotëron
  • Dëshira për t’ua “hedhur” të tjerëve
  • Kur nuk arrin t’i besosh Perëndisë
  • Lejimi që presioni nga bashkëmoshatarët të të ndikojë ndjeshëm

Si ta “Kapësh Hajdutin”  në zemrën tënde

Denoncoje qëndrimin me dashje në padije dhe përpiqu të kuptosh standardet që ka Perëndia për vjedhjen. (Romakëve 13:10)

Pranoje që zemra jote është mashtruese dhe kërkoji Perëndisë që të të zbulojë mënyrat përmes të cilave e vjedh.  (Psalmi 139:23–24)

Zotohu se do të jesh tërësisht i ndershëm, pavarësisht pasojave dhe rrëfeji të gjitha zakonet e tua të vjedhjes një shoku i cili do të të mbajë llogaridhënës.  (Fjalët e Urta 10:2)

Dije se gjithçka që bën, shikohet nga sytë e një Perëndie të dashur. (Fjalët e Urta 5:21)

Mendohu dhe lutu përpara se të veprosh, që të sigurohesh që nuk je duke u përpjekur të gjesh arsye. (Fjalët e Urta 16:2)

Ji i ndjeshëm dhe llogaridhënës ndaj Frymës së Krishtit përbrenda teje.  (Galatasve 5:25)

Zhdëmtoji njerëzit, kur e kupton që ia ke hedhur dikujt. (Luka 19:8)

Pranoje faljen e Perëndisë dhe vazhdo të rritesh në ngjashmëri me Krishtin.  (2 Pjetrit 3:18)

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ta bësh martesën të funksionojëKordoni me tre fije është një pamje e fuqisë që zë vend, kur dy njerëz bien dakord për diçka që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë për ta. Ka një fuqi shumë të madhe, kur dy njerëz bëhen një, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mund të keni shumë gëzim në…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    një jetë me displinë, sjell paqen e PerëndisëPor çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj. – Hebrenjve 12:11 Shumë gjëra garojnë për burimet tona të kufizuara të vëmendjes, energjisë dhe kohës. Unë i ankohesha…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Inkurajim në kohë të vështiraPlani i Perëndisë për t’u larguar nga acarimet e përditshme Nuk ka përse të jemi të mjerë, të acaruar dhe të palumtur, në periudha të vështira. Nëse ju dhe unë kemi jetuar në botë për një kohë të gjatë, kemi mësuar se ka edhe ditë që nuk shkojnë saktësisht ashtu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 97
    Dhurata e shpresës...A duket shpresa po aq e largët sa horizonti përtej oqeanit? A je duke pyetur veten nëse do e rifitosh qëndrueshmërinë e shpresës në jetën tënde? Gjëja e parë që duhet mbajtur mend është që shpresa nuk është një ndjenjë, por në fakt është një dhuratë nga Perëndia për ty.…
    Tags: të, që, mesazh
  • 97
    5 mite mbi studimin e BiblësMiti #1: Nuk je nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk…
    Tags: të, mesazh
Comments