Inkurajime

I DENJË PËR FALENDERIM!

Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim.

Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të padukshme, falënderimi nuk është opsional.

Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua(Romakëve 1:20-21)

Kur njerëzit neglizhojnë të lavdërojnë dhe falënderojnë Perëndinë, në zemrat e tyre fillon të mbretërojë errësira dhe mendimet e tyre  janë kotësi. Por njerëzit e Perëndisë marrin urtësi sa herë e lavdërojnë Atë për fuqinë e Tij të përjetshme dhe natyrën hyjnore, me lavdërim dhe falënderim!

Është e drejtë dhe për të mirën tonë që të adhurojmë dhe lavdërojmë  të vetmin Zot të vërtetë. Prandaj, le të lëvdojmë Perëndinë tonë—Jehovën, i madhi UNË JAM. Ai është El-Shaddai, Zoti i Plotfuqishëm. Ai është Jehova-Jireh, Perëndia Furnizuesi ynë.

Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” (Jakobi 1:17). Gjithçka që gëzojmë në epokën që po jetojmë dhe në atë të ardhshme është një dhuratë nga Perëndia , që është i denjë për falënderim. Le të marrë të gjithë nderimin dhe lavdërimin nga buzët tuaja sot.

Lutje: Zot, të falënderoj për atë që je dhe për gjithçka që ke bërë. Ti je i mirë dhe vetëm Ti je i denjë për lavdërim. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.” (Psalmi 145:3).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Nën mirësinë e Zotit!Nëse shikojmë dhe dëgjojmë për mirësinë e Zotit, do e kuptojmë se Ai është i mirë  dhe se dashuria e Tij shkëlqen kudo.  Psalmi 31:19-24  Kur çdo gjë në jetë na ecën mirë  e kemi të lehtë t’a lavdërojmë  Perëndinë, sepse mirësia e Tij është e dukshme kudo. Por t’i shikosh…
    Tags: të, tij, në, dhe, që, është, për, inkurajime
  • 97
    Përgjigje të Mira“Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.” 2 Timoteut 1:12 Peter Byrom u bë një ateist i konfirmuar…
    Tags: të, dhe, që, në, është, për, tij, inkurajime
  • 97
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, për, tij, inkurajime
  • 96
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
Comments