Mesazh

I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë…

“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke patur drejtpeshim në jetë e duke u bërë një kujdestar i mirë i kohës që ke.

Kjo mençuri është shprehur tek “Predikuesi” kapitulli 3, që të inkurajon të jetosh në harmoni me lëvizjen e Perëndisë  e të shkosh andej nga shkon Perëndia.

“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell.” (Predikuesi 3:1)

Koha është . . .

 Thesar — Koha është një dhuratë nga Perëndia për të na sjellë kënaqësi dhe përmbushje. “Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.” (Predikuesi 2:24)

Investim — Koha është mundësia për të investuar në atë që ka për të zgjatur përgjithnjë. “Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin. Përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.” (Mateu 6:19-20)

E matur — Koha në tokë është e kufizuar, e na bën të përqendrohemi tek gjërat prioritare. “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12)

E përjetshme — Koha është e parëndësishme, kur je në praninë e Perëndisë. “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.” (Gjoni 5:24)

Kujdestari i mençur i kohës ….

Efesianëve 5:15–17 “Kini shumë kujdes pra për mënyrën se si jetoni . . .

  • Është i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka koha — është syçelë, vigjilent dhe në gatishmëri për ta mbrojtur kohën
  • Mbështetet tek Perëndia për të patur mençuri
  • Dallon vullnetin e Perëndisë
  • Ia kushton kohën Zotit çdo ditë
  • Kërkon për mundësi me qëllim që të përdoret nga Perëndia
  • Mëson nga gabimet e të kaluarës rreth përdorimit të kohës
  • Kalon kohë në komunikim të ngushtë me Zotin, dëgjon nga Fryma e Shenjtë për të marrë udhëzime
  • Lutet për mënyrën se si e përdor kohën
  • Krasit pemën e gjërave që ia çojnë dëm kohën
Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Dhuro dashuri këtë KrishtlindjeNë periudhën e Krishtlindjes ndodh që jemi aq të përqendruar në presionet e blerjes së dhuratave dhe festimeve, saqë humbasim fokusin e vërtetë të Krishtlindjes: Jezusin. Por është e rëndësishme që të mos harrojmë të tregojmë dashurinë e Jezusit për të tjerët këtë Krishtlindje. Fto një mik, një fqinj ose…
    Tags: të, për, që, në, mesazh
  • 97
    Merr zemër dhe ji i fortë!Megjithëse kemi besim se Zoti ka fuqinë të na çlirojë nga çdo situatë apo rrethanë në jetë, ne shpesh humbasim shpresën ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet tona. Fakti mbetet që pavarësisht përpjekjeve më të vendosura për ta bërë jetën të funksionojë në mënyrë harmonike, ne kemi nevojë për…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 97
    mbani tempullin e Perëndisë në formë të mirëA nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? – 1 Korintasve 6:19 Deri në moshën gjashtëdhjetë e katër vjeçare, nuk isha stërvitur vazhdimisht apo ta kisha marrë seriozisht. Kisha…
    Tags: të, në, për, dhe, mesazh
  • 95
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për…
    Tags: të, për, që, dhe, mesazh
  • 95
    Jini të vendosur!Por, para së gjithash, vëllezër të mi, mos u betoni as për qiellin, as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë “po”-ja juaj “po” dhe “jo”-ja, “jo”, që të mos bini nën dënim. – Jakobi 5:12 Pavendosmëria është një gjendje e mjerueshme dhe pa dyshim…
    Tags: të, që, për, dhe, në, mesazh
Comments